Grabovci: Partitë duhet të pajtohen me çfarëdo verdikti të Gjykatës Kushtetuese

Zgjedhjet 2014

Grabovci: Partitë duhet të pajtohen me çfarëdo verdikti të Gjykatës Kushtetuese

Më: 13 gusht 2014 Në ora: 11:41

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Adem Grabovci ka thënë se me mos krijimin e institucioneve i është shkaktuar një dëm i madh qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Gjithashtu, ai ka thënë se partitë politike duhet të pajtohet me çfarëdo verdikti që do të sjellë në vijim Gjykata Kushtetuese.

“Duhet të kemi parasysh të ardhmen në të cilën gjendet procesi i shtetndërtimit të Kosovës.
Me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, prandaj secili subjekt politik duhet të pajtohet me çfarëdo verdikti që do të sjellë në vijim Gjykata Kushtetuese.
Ende jemi në formësim të shtetndërtimit dhe në përpjekje për krijimin e institucioneve funksionale e stabile. Për këtë, aq më pak e kemi atë komoditet që t’i lejomë vetvetes lojë politike të ngadalësimit të krijimit të institucioneve të reja, që shkon në dëm të interesit të qytetarëve të vendit”, ka shkruar Grabovci në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat