Mustafa: PDK po bënë propagandë pa krip

Zgjedhjet 2014

Mustafa: PDK po bënë propagandë pa krip

Më: 13 gusht 2014 Në ora: 13:55

Kreu i LDK-ës, Isa Mustafa ka reaguar pasi që PDK dhe grupet e koalicionit të saj po i drejtojnë gishtin kah LDK-AAK dhe Nisma e Kosovës për situatën e krijuar në Kosovë.

Mustafa i është drejtuar PDK-ës së ajo është krijuesja e kësaj bllokade dhe duhet ta paguaj dëmin që po i shkaktohet Kosovës.
PDK dhe koalicionistët e saj po bëjnë propagandë pa krip për bllokadën e institucioneve. E unë i pyes: Kush e bllokoi Seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më dt. 17 Korrik? Kush i la peng për tre orë 83 deputetë në sallë? Kush ua pamundësoi deputetëve që kishin dhënë betimin të diskutojnë e të shprehin mendimet? Kush abuzoi me rendin e ditës? Kush e dërgoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi masë të pezullimit për Kryetarin e zgjedhur me pjesëmarrje të 83 deputetëve, me 65 vota? Dhe, Gjykata jo vetëm që pezulloi Kryetarin, por shkoi edhe më larg, e ndaloi edhe punën e deputetëve që kanë marrë votën e popullit, por nuk pezulloi nënkryetarët e zgjedhur në të njëjtën procedurë!? Kush i jepte udhëzime Kryesueses se si të bllokojë Kuvendin, që shihet edhe në xhirim?
Ishin njerëzit nga rendi i parë i PDK-së. Prandaj, ju të PDK-së jeni ata që krijuat bllokadë dhe ju duhet ta paguani dëmin që Kosovës po i shkaktohet nga kjo bllokadë. Shkruani sa të doni vet, apo porosisni tjerët të shkruajnë për juve, e ju dërgoni ato si artikuj autorial. Njëjtë e keni. Askush nuk ju beson. Bllokada dhe bllokuesit u panë qartë”, ka shkruar Mustafa ne Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat