Remi: Do të ndërtojmë Qeverinë me mbi 61 deputetë plus minoritetet

Zgjedhjet 2014

Remi: Do të ndërtojmë Qeverinë me mbi 61 deputetë plus minoritetet

Më: 13 gusht 2014 Në ora: 15:53

Rrustem Mustafa, në cilësinë e parashikuesit optimist, po lëshon deklarata se PDK do të ndërtojë Qeverinë e ardhme të Kosovës me më shumë se 61 deputetë plus minoritetet. Ai ende po beson se kjo do të ndodh me bashkëqeverisjen PDK-LDK.

Lexojeni të plotë reagimin:

Ditët e nxehta të gushtit me tema të nxehta për rend,ligj dhe edukim...

Kanë fillua të binden edhe ata që ishin skeptik se MISIONI I RI do ndertojë qeverinë me mbi 61 deputet, plus minoritetet që i garanton kushtetuta.

Koalicioni do të ruaj prioritetet e nevojshme për vendin për: rend, ligj dhe edukim.

Ne po krijojmë kushte për zhvillimin e procedurave dhe kushteve demokratike për vendin duke marrë për MODEL kombet e qytetëruara europiane.

Besojë shumë se kemi kapacitete kombëtare ne shqiptarët te prodhojmë vlera qytetëruese për kombin, rajonin dhe gjithë botën.

Opinjonin në rritje për koalicionin PDK-LDK edhe skeptikët tani e besojmë.

Vendi ynë kështu do krijojë përspektivë për qytetarët e sajë, edukatë dhe zhvillim të garantuar nga modalitetet moderne europiane që tani janë treguar të suksesëshme ne europ.

NE BASHK MUNDEMI!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat