Stojanovic tregon se Lista “Srpska” shkon me ata që e kanë shumicën

Zgjedhjet 2014

Stojanovic tregon se Lista “Srpska” shkon me ata që e kanë shumicën

Më: 14 gusht 2014 Në ora: 17:56

Kryetari i Komunës së Graçanicës dhe zyrtari i lartë i Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, ka thënë sot në Çagllavicë se “Srpska” lufton për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë, për formimin e Gjykatës Speciale “në mënyrë që të kryerësit e krimeve ndaj serbëve, por edhe shqiptarëve, të gjenden para drejtësisë, si dhe për implementimin e Marrëveshjës së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Duke marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Duke pritur qeverinë kosovare”, bashkë me ministrin në largim të Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Nenad Rashiq dhe analistin politik, Behlul Beqaj, Stojanoviq ka thënë se “Srpska” nuk do të përcaktojë formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka përseritur se kjo listë i ka dhënë mbështetje Isa Mustafës pasi që më herët kanë thënë se do ta mbështesin atë që e ka shumicë për formimin e qeverisë.

Sipas tij, Lista Srpska nuk do të jetë faktor i destabilizimit dhe ka shtuar se para se të hyjë në qeveri do të ketë parasysh para se gjithash forimin e “Bashkësisë së komunave me shumicë serbe” dhe ruajtjen e lidhjeve me Beogradin

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat