“Seanca dëgjimore nuk mund të ketë ndikim substancial”

Zgjedhjet 2014

“Seanca dëgjimore nuk mund të ketë ndikim substancial”

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 14:14

Të enjten Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të zhvillojë seancë dëgjimore publike rreth kërkesës së PDK-së për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Seanca dëgjimore, e cila do të mbahet më 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese, për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, do të ketë karakter procedural dhe nuk mund të ketë ndikim në vendimin përfundimtarë të Gjykatës Kushtetuese. Profesori Flamur Hyseni thotë se kjo mund t’i lehtësojnë punën gjykatës në vendimmarrjen e më pastajme.

Të enjten Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të zhvillojë seancë dëgjimore publike rreth kërkesës së PDK-së për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, palët kanë të drejtë të kërkojnë seancë dëgjimore, pasi kjo parashihet edhe me Ligjin për gjykatën kushtetuese dhe kjo është mënyrë e zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Profesori Flamur Hyseni, tha për transmetuesin publik se përmes kësaj seance palët do të kenë mundësi që edhe verbalisht t’i ofrojnë argumentet e tyre për atë se çfarë ka ndodhur gjatë seancës konstituive me 17 korrik

“Më këtë rast blloku LDK, AAK, Nisma ka kërkuar që të ketë një seancë dëgjimore që kanë pretenduar që përmes kësaj seance që të ketë mundësi më lehtë t’i ofrojnë kundër argumentet në këtë rast dhe të mbrojnë qëndrimin se seanca ka qenë e rregullt dhe se zgjedhja e kryeparlamentarit ka qenë konform Kushtetutës dhe rregullores së punës së kuvendit”, tha ai.

Hyseni thotë se kjo seancë nuk mund të ketë ndikim substancial në vendimin që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese.

“Seancës do të mund ti ndihmojë që të zhvillohet në mënyrë më të mirë, dhe gjykata mund të ketë më tepër në konsideratë anën se si prezantohen argumentet nga të dyja palët, nga përfaqësuesit e palëve që janë në proces, dhe këtu nuk mund të ketë ndonjë ndikim për veç se gjykatës mund ti lehtësojnë punën në vendimmarrjen e më pastajme”, theksoi ai.

Profesori Flamur Hyseni, nuk ka dashur të komentojë se çfarë vendimi do të merr Gjykata Kushtetuese, por theksoi se në këtë rast nuk do të kemi vendim pro apo kundër, por vendim për procesin.

Pas dëgjimit të palëve, përkatësisht PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, paneli i gjyqtarëve do të mblidhet për komentet përfundimtare dhe më pas do të marrë vendimin me anë të votimit të fshehtë, më së voni deri më 18 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat