Jo koalicion me PDK-në e kriminalizuar

Zgjedhjet 2014

Jo koalicion me PDK-në e kriminalizuar

Nga: M.Lakna Më: 19 gusht 2014 Në ora: 14:36

Ideja për një koalicion ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të duhej të ishte e papranueshme për LDK-në e cila qysh para zgjedhjeve i ka vënë vijën e kuqe një koalicioni të tillë.
Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Faik Krasniqi thotë për “Bota sot”, se LDK-ja edhe para zgjedhjeve i ka vënë ''vija të kuqe'' PDK-së për të bashkë qeverisur pas zgjedhjeve.
Sipas tij,këtë fakt e ka sforcuar edhe më shumë kur bëri koalicionin pas zgjedhor LDK-AAK-NISMA. Por jo vetëm LDK-ja, por asnjë shqiptare nuk do të bëj koalicion me PDK-në.
“Vetëm të mendohet të bëhet koalicion me PDK-në, është çmenduri fare, e lërë të ndodh një gjë e tillë. Me një parti të kriminalizuar, dhe me një parti që shkatërroi dhe vodhi çdo gjë Shkurt e shqip kjo gjë s'do të ndodhë. PDK-ja shkaku që kanë bërë njëqind mijë të zeza dhe do të japin llogari për të gjitha krimet e rënda politike dhe ekonomike, po ka frikë të shkojë në opozitë, dhe po lëshojnë propaganda nga më të ulëta”,thekson Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat