Fotoja e qytetares nga Kosova me uniformë ushtarake që po bën bujë në Zvicër

Zvicra

Fotoja e qytetares nga Kosova me uniformë ushtarake që po bën bujë në Zvicër

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:57
Jetmira Avdili

Një fotografi e një kosovare që jeton në Zvicër me uniformë ushtarake duke bërë shqiponjën ka ‘pushtuar’ rrjetin.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zivcrës.

Ajo ka postuar në profilin e saj ‘Insagram’ një fotografi duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bënë më të veçantë është veshja e saj në uniformë ushtarake ku shihet emri Kosova, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Blick’.

Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në Ushtri.

‘Akuzat’ e shumë komentatorëve në fotografinë e saj ishte se po i bënë tradhëti Zvicrës.
Mirëpo, ajo thotë se tradhëti do të ishte nëse do të bashkohej më të vërtetë në Ushtrinë e Kosovës.

Ndryshe, ajo shet rroba me logo të ish-ushtrisë kosovare (UCK), për të cilat thotë se nuk dëshiron të provokoj askënd, por që thjeshtë shet rroba të tilla për të mbledhur fonde për Kosovën,

E pyetur për luftën, ajo ka refuzuar të flasë.

“Sepse, të gjithë duhet të jemi në paqe”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat