Shqiptarët nga Zvicra, shpërndajnë pako ushqimore për familjet në Kosovë

Zvicra

Shqiptarët nga Zvicra, shpërndajnë pako ushqimore për familjet në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro.

Familja Shkodra nga Gjilani e cila jeton dhe vepron në shtetin e Zvicrës, me ndihmën e shqiptarëve tjerë që jetojnë atje kanë mbledhur 11 mijë euro.

Familja Shkodra kanë qenë nismëtar të këtij organizimi, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë shumë njerëz dhe familje në Kosovës me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Gjatë ditës së sotme ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro.

Image

Ata  të cilët përfituan nga këto ndihma u shprehen shumë të lumtur dhe falënderuan këtë familje.

Banoret e Kamenicës nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë nga këto ndihma, ato nesër do të shpërndahen në Gjilan e Viti dhe disa qytetet tjera të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat