Haradinaj takon kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, i shpalos hapat e Qeverisë

Zvicra

Haradinaj takon kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, i shpalos hapat e Qeverisë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj dhe Qamil Isufi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Haradinaj i ka shpalosur Isufit hapat e Qeverisë për reformën fiskale që do të krijonte ambient më të mirë për të bërë biznes.

“Prita në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin diskutuam për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes.

Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë” shkruan kryeministri në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat