Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Itali, shqiptari arrestohet në Zvicër - Bota Sot
Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Itali, shqiptari arrestohet në Zvicër

Zvicra

Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Itali, shqiptari arrestohet në Zvicër

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:41
I riu u identifikua si Mirjan Laraj

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Zvicër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptari akuzohet se ka goditur me thikë një bashkatdhetar mbrëmjen e 2 Shkurtit të vitit 2012 në Romë. Për këtë ngjarje të rëndë ai u dënua me 10 vite burg nga drejtësia italiane. I riu u identifikua si Mirjan Laraj dhe pasi goditi me thikë bashkatdhetarin duke i shkaktuar lëndime serioze në bark u largua nga vendi i ngjarjes.

Në prill të vitit 2016, ai u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por policia në atë kohë nuk ra në gjurmët e tij. Shqiptari për të humbur gjurmët kishte ikur jashtë vendit.

Falë lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar, hetimet u zgjeruan aq shumë saqë bashkëpunimi i ngushtë i policisë italiane dhe zvicerane bëri të mundur ndalimin i tij. Shqiptari 31-vjeçar u ekstradua në Itali dhe tashmë ndodhet në një burg në Milano, ku edhe do të vuajë edhe dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...