SHHLP e filloi vitin e ri 2019-të, duke ndihmuar 25 familje

Zvicra

SHHLP e filloi vitin e ri 2019-të, duke ndihmuar 25 familje

Nga: Dashnim Hebibi Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:29
Ndihmat nga Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Zvicër

“Vitin 2018-të e kemi përfunduar me shumë sukses. Vetëm në muajin qershor kanë përfituar 45 familje të veteranëve të UÇPMB-së në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, si dhe disa familje skamnorësh. 74 familje kanë përfituar ndihma dhe kemi ndihmuar edhe në projekte të tjera. Zoti i shpërbleftë të gjithë, që kanë kontribuar”, na tha ndër të tjera, z.Fazli Musliu, kryetar nderi i SHHLP-së, Zvicër

Pas çdo përfundimi të vitit dhe hyrja në vit të ri, llogariten të mirat, që kemi fituar apo kemi bërë. Edhe kësaj radhe, protagonist i këtij shkrimi përmes pak rreshtave, do t`i njoftojmë lexuesit tanë dhe anëtarët e donatorët, që kanë bërë një punë të shenjtë hiq më pak se për 13 vjet me radhë, ose prej ditës së parë që kur është themeluar kjo shoqatë, rreth sofrës së saj ka pasur e ka patriotë e bëmirës të dëshmuar, që asnjëherë nuk ia kthyen shpindën atdheut, por në situata të ndryshme me dekada kanë punuar e nuk do të ndalen asnjëherë. Vitin që e kaluam, pra 2018, për kryesinë e SHHLP-së ishte shumë i mirë, ngase kanë ndihmuar shumë familje.

Puna e madhe humanitare e SHHLP-së në Zvicër, tash më njihet nga çdo bashkëkombas kudo që jeton në atdhe apo në mërgatë. Falë kontributit të tyre të sinqert, shumë familje në atdhe kanë fituar ndihma këto 13 vite pa u ndalur asnjëherë. Kryesia e SHHLP-së, asnjëherë nuk ka pushuar, dora në zemër, duhet thënë realitetin, se kudo që kanë hyrë kryesia e kësaj shoqate, derën e kanë pasur hapur dhe nuk janë kthyer pa ndihma. Këtu duhet përmendur, punën e madhe që ka bërë me vite, veprimtari i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare, njëherit bëmirësi, z.Fazli Musliu, tash më kryetar nderi i SHHLP-së, i cili gëzon autoritet si në atdhe ashtu edhe në mërgatë.

Image

Me shumë mundi, duke kaluar në katër anët e Zvicrës, për të përcjellur zërin e shoqatës, ka bërë miq të shumtë dhe kudo që ka kërkuar ndihmë, nuk është kthyer pa rezultat, sepse sinqeriteti i tij, vepra e tij bujare dhe respekti ndaj popullit, ka bërë, që me modesti, kjo shoqatë, bashkë me kryesinë, të rritë numrin e anëtarëve ditë për ditë dhe ndihmat të mos mungojnë natyrisht. Z.Musliu, edhe pse, tash më nuk është kryetar, ai ka lejen e kryetarit actual, të veprimtarit Ferat Rashiti, që të përcjell mesazhin e shoqatës kudo që prezentohet, duke e ditur, se shkon drejt dhe me sukses.

Dihet se mërgata jonë ka ngarkesat e përditshmërisë, por ajo nuk ka pushuar asnjëherë edhe kryetari aktual i SHHLP-së, z.Ferat Rashiti, me sukses po e drejton këtë shoqatë, duke ruajtur besimin që është fituar me vite në këtë shoqatë nga shumë afarist dhe bëmirës e patriot. Nuk është edhe e lehtë të veprosh në bëmirësi, sepse mërgata jonë shportën e ka pasur dhe e ka gjithmonë hapur dhe dita ditës kërkesat po rriten, duke e ditur, papunësinë e madhe në atdhe, por ata, asnjëherë, pak apo shumë, kanë kontribuar, me një fjalë, nuk kanë thënë, asnjëherë Jo, për të kontribuar në SHHLP. Ditë më parë, z.Fazli Musliu, kryetar nderi i shoqatës, me të shkuar në atdhe, me leje të kryetarit aktual të SHHLP, z.Ferat Rashiti dhe kryesisë, shpërndajti ndihmat për fillim të këtij viti.

Image

Siç thotë populli: “Dita e mirë shihet në mëngjes”, pra viti i mirë, po shihet në fillim të vitit. Edhe pse fillim janari ishte përplot me borë në atdhe, z.Musliu, përcolli amanetin e kryetarit dhe kryesisë dhe anëtarëve e donatorëve, për ti ndihmuar në këtë stinë të ftoftë, ata që kanë nevoj. Në ditë të vështira ndihmat nevojiten. Z.Musliu, me të shkuar në vendlindje, menjëherë e filloi aksionin e shpërndarjes së ndihmave. Siç na tha për median tonë ndër të tjera, se nuk më zinte gjumi natën e parë në shtëpi, më dukte, që po më presin ata që kanë nevoj, sepse një ditë është e madhe për një familje që nuk ka. Falënderoj gjithmonë të gjithë ata që kanë dhënë e po japin. Po duhet të jemi të sinqert, gjithmonë kemi shpërnda ndihma duke ruajtur foto dhe inçizime me kamerë, që të mos i shkoje mendja dikujt, se është keqpërdorur as një euro. Gjithë puna jonë është bërë me sinqeritet dhe nuk do të ndalemi deri sa të kemi frymën e fundit të jetës. Kemi folur shumë herë për mediat tona, se si i presin ata që kanë nevoj, më besoni, se nuk e kam të lehtë as unë, kur i shoh emocionet e atyre familjarëve. Vitin 2018 e kemi përfundu me shumë sukses. Vetëm në muajin qershor kanë përfitu 45 familje të veteranëve të UÇPMB-së në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit si dhe disa familje skamnorësh.

Këto ditë, në fillim të janarit 2019, ndihmuam 25 familje të veteranëve të UÇPMB-së, me nga një pako, në vlerë prej 87 franga për çdo familje.

Image

Ne nuk do të ndalemi gjatë vitit që kemi hyrë që të ndihmojmë. Prandaj, lusim të gjithë ata, që munden të japin, të dorëzojnë në konton tonë dhe ata ndihma do ti shkojnë sigurt aty ku është më se e nevojshme. Jemi në fillim të vitit, të paguajnë anëtarësinë, që të gjithë ata që ende nuk e kanë paguar dhe të njoftojmë edhe të tjerët, se anëtarësia është 30 sfr për një vit, por me ate anëtarësi, ne po bëjmë ndihma në atdhe. Prandaj, bashkatdhetarë të nderuar, të ndihmoni, sepse padyshim, perendia do ua shpërblej me të mira juve dhe familjeve tuaja. Z.Musliu, gjatë një bashkëbisedimi që e patëm ndër të tjera vazhdoi: “Viti 2018 u mbyll me 74 familje që kanë fituar ndihma nga SHHLP. Kjo nuk është punë e vogël. Pastaj, kemi ndihmuar, te Përmendorja e Komandant Territ, që është ngritur në Zhegër, për ngritjen e shtëpisë së dëshmorit Sevdail Idrizi ( Shurdhan-Gjilan), me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, z.Jonuz Musliu, gjithsesi, duhet përmendur, edhe kontributi i dhënë për lulet e freskëta në vendin e LAPIDARIT TË UÇPMB-së para Komunës së Preshevës, për flamujt kombëtarë, kurorat dhe buqetat me lule te vendi i rënies së dëshmorëve dhe te varrezat e dëshmorëve.

I përmenda këto, që të jemi të sinqert, që të dihet, se ku kanë shkuar ndihmat e atyreve që kanë dhënë. Me një fjalë, kudo që është ndihmuar, ka shkuar sigurt dhe janë falënderues me qindra here, të gjithë ata që kanë dhënë e që do të japin. Jemi bëmirës si komb, prandaj, na duhet të mos ndalemi edhe në të ardhmen. Të jemi edhe më të bashkuar të nderuar bashkëkombas, sepse atdheu pret ditë më të mira e jo të thyer mes veti. Me aq mundësi sa kemi pasur nuk jemi ndalur dhe as që do të ndalemi. Lusim perendinë, që të ndihmoj të gjithë ato familje që janë rëndë financiarisht dhe juve të tjerëve, që keni ndihmuar e që e keni ndërmend të ndihmoni, t`ua shtoj pasurinë. Më lejoni të falënderoj edhe të gjithë ata afaristë, kryesi të xhamive, anëtarët e shoqatës dhe qe të gjithë me radhë, sepse kuptohet, pa ndihmat e tyre, vështirë, se do të gëzonim gjithë ato familje. Gjithsesi, duhet falënderuar edhe kontributin e madh medial të gazetës kombëtare “Bota sot”, që gjithmonë ka pasqyruar aktivitetet tona, që është një ndihmes e madhe si dhe mediat lokale në Luginë të Preshevës, si presheva.com etj. Bashkëbisedimi me z.Musliu ishte i gjatë, ai na tregoi edhe për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, ku ajo popullatë është duke pritur ditë më të mira. Por, si fjalë e fundit e bashkëbisedimit tonë me këtë veprimtarë ishte: “Bashkë gjithsesi e jo të thyer, në këto momente sa të vështira dhe historike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat