„Tlinat e presidentit“, apo: pre-festum falsifikatorit te pasvdekshëm

Zvicra

„Tlinat e presidentit“, apo: pre-festum falsifikatorit te pasvdekshëm

Nga: Bit Gecaj Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:42
Ekspozita Muzeut te Kosoves ne Cyrih

Ne shikim te pare ekspozita me ofroj pamjen e nje tharku, ku „delet“, nuk po kullotnin, por silleshin rreth e qark! Ne fakt, ato po kerkonin diçka, mbase te dinin pse jane aty, sepse fotografite erdhen vonese?!

Mepastaj erdhi çasti, dhe me pak fjale u çel sipari i kesaj ekspozite nga dikush, por qe fjala, shpejt ju dha Ambasadores se Kosoves ne Berne. E, fjalet ceremonjale te ambasadoreve, dihet se çfar jane!

Pastaj skene e pushtoi nje doktor; per t’mos e permendur, nje zevendesminster, i cili ishte para tij, e te cilin e prezantuan fillimishte, por qe ai me shkathtesine e tij, nuk e la rastin t’i ikte dhe fjalimin e permbylli me prezantimin e vetes,: „me respekt filane fisteku“, dora vete, me kravate te kuqe, ose zevendes-mekembesi i te pervuajturve te diaspores...

Por te kthehemi tek doktori, shqiptimi i emrit te t‘cilit me entuziazmoi. Nga ai prita e nje tregim profesional (mbi ekspoziten me fotografi e pak eksponate te aranzhuars si ne treg plaçkash,te Presidentit Ibrahim Rugova; i çelir mbreme ne Schliren te Cyrihut).

Doktori nuk mbaj mend i ciles fushe ishte, por kujtoj se ishte nje fjalim krejt politik, çka une nuk e prisja, meqe formati i tij, mbreme, konceptualishte ishte krejtesishte diçka tjeter. Fjalimi i mbremshem i„doktorit“, qe s‘e kuptova i ciles fushe ishte, me shtoj kurreshtjen te dija pse e kishte tradhetuar rruga, drejt Muzeut te Kosoves.

Sikur e thashe, doktorri mbajti nje fjalim politik, na rrefeu per figuren dhe dimensionin „kombetare dhe mbikombetare“, te Presidentit Rugova. Me tej doktori nga Muzeu i Kosoves, tha edhe shumçka tjeter per ekspoziten, fotografite, diasporen, si dhe rendesine e te gjitha llojeve qe kishte Presidenti Rugova. Fatkeqesishte nuk munda te mbaj mend gjithçka u tha aty, sepse pati shume foles e pak fototografi. Por, çka nuk u pa fare, ishte koncepti dhe aranzhim i fotografive, te vendosura si tenda vertika, qe krijojne korridore, dhe mburoja te eres.

Doktoret partiak nuk i bejne asnje ndere Muzeut, ashtu sikur nuk i bejne ndere ekspozites, e as Presidentit Rugova, falsifikimet e fotografive te tij, me akecilin personalitet (qe me kete kishte ndodhur), apo figure politike te nje shteti te caktuar!

Syri im, dhe i shume miqeve te mi, mbreme, verejti kete krim te demshem e aspak njerezor, e mbase edhe te denueshem!

Nese nuk gjendet falsifikatori, qe kesodore idene mund ta kete patur teresishte artistike dhe „paqellimshem“, Presidentin Rugova e ka vene mes presidentit Klinton dhe atij Bush, te riut, atehere falsifikatorin duhet kerkuar tek vete „Presidenti“, i cili, nese jo me shume, menyren e nderhyrjes tek fotografia qe nga bota e pertejme! 

Kujtoj se kthimi i Presidentit Rugova, ne kete dimension e pas vdekjes, ne diaspore, nuk besoj se i be ndere diaspores. Kurse Kosoves, nuk i duhet nje staf e as nje Muze si ky qe mirret me falsifikime fotografishe, e as ekspozime dosido, sa per honorare te punonjesve te caktuar, e eksperteve te supozuar.

Skema dhe idea e ekspozites, nga organizatiri, fliste per nje ekskursion dimeror per kete fillimviti, si dhe takime me miq, te hershem apo te rinje!
Viva Kosova muzeale, e hapur dhe kapur nga doktoret, veterinaret e kusaret!
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat