Gazetari shqiptar në Gjenevë kërkon nga kolegët zviceran që emrin “Kosovo” ta përdorin shqip - Kosovë!

Zvicra

Gazetari shqiptar në Gjenevë kërkon nga kolegët zviceran që emrin “Kosovo” ta përdorin shqip - Kosovë!

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:55
Shkrimi i medias zvicerane

Edhe pas dy decenieve nga çlirimi dhe mbi dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës ende emri i këtij vendi përdoret si “Kosovo” ashtu siç e përdoren serbët dhe rusët gjatë okupimit. Kjo “Kosovo” e trashëguar nga sllavët edhe sot përdoret nga evropianët dhe mediat tjera botërore(?!), duke mos respektuar gjuhën shqipe apo shumicën e popullsisë së shtetit më të ri në Evropë të njohur nga SHBA, Zvicra dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, dhe e cila sot është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare sportive e kulturore.

Koleget zviceranë: Si mund ta përdorim emrin Kosovë në shqip kur presidenti apo ministrat e Kosovës e përdorin “Kosovo” gjatë intervistave me ta?!  

Jo pse në Zvicer jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë, por pse shteti më i ri në Evropë Kosova, është e banuar me shumicë shqiptare, duhet që emri Kosovë të përdoret në shqip dhe jo si e kanë perdorur serbët në kohën e Milloshevicit, ku ky mjedis ishte i okupuar nga Serbia, shkruan “Presheva Jonë”.

Image

Gazetari shqiptar në Gjenevë kërkon nga kolegët zviceran që emrin “Kosovo” ta përdorin në shqip Kosovë! Ai këtë ide e ka aplikuar në një shkrim pilot në gazetën prestigjioze zvicerane (në shkrimin e botuar në gazetën Tribune de Genève të titulluar: Kosovë është këtu! Le Kosovë est là”), e cila ka respektuar kërkesën e gazetarit Nefail Maliqi (autor i shkrimit, i cili emrin e Kosovës e përdor në shqip e jo në gjuhën serbe apo sllave “Kosovo”?!

Nëse mediat zvicerane apo ato botërore, e përdorin emrin e Kosovës ashtu sikur serbët apo sllavët si “Kosovo”, a thua janë fajtorë këta kolegë, sigurisht se jo. Në bisedë me disa shefa të gazetave zvicerane, ata kanë deklaruar se këtë nuk e ka kërkuar deri tash askush nga autoritet në Prishtinë. Madje sipas kolegëve zviceranë dhe gazetarëve botërorë në Gjenevë, “vendi ynë edhe pse e ka njohur shtetin e Kosovës, ne s’mund ta përdorim emrin e saj në shqip Kosovë, kur presidenti dhe minsitrat e Kosovës, sa herë i marrim në intervistë,  vetë i thonë Kosovës – “Kosovo”?!

Për fund kjo kërkesë apo intervenim i gazetarit shqiptar tek kolegët zviceranë që fjalën “Kosovë” ta përdorin në shqip, ka hasur në mirëkuptim edhe pse kjo s’është punë e gazetarëve por e shteteve që të merren me toponimet e vendit të tyre, sepse lobim nuk është vetëm pjesëmarrja nëpër konferenca apo udhëtime me aeroplan në hotele apo në darka, nëse në to flitet vetëm për dialogun me Serbinë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat