Dega e LDK-së në Zvicër mbajti akademi përkujtimore për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër mbajti akademi përkujtimore për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Më: 27 janar 2019 Në ora: 08:12
Akademia përkujtimore për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Në përvjetorin e trembëdhjetë të vdekjes së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, mbrëmë, më 26 janar, në kryeqytetin Helvetik në Bern u mbajt një akademi përkujtimore e organizuar nga Dega e LDK-së në Zvicër.

Në këtë organizim përkujtimor morën pjesë: Sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Ismet Beqiri, kryetari Degës së LDK-së në Dardan(Kamenicë) z.Shaip Surdulli, Koordinatori i Degëve të LDK-së jasht vendit z. Salih Morina, kryetari i Degës së LDK-së për Beneluks z. Bahtir Kastrati etj.
Në fjalën përshëndetëse në emër të nikoqirit të nëndegës së LDK-së Bernit z.Besim Canolli, përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj ata për pjesëmarrjen e tyre në ketë eveniment. Z.Canolli tha se të gjithë ne ndjejmë dhimbje që Presidenti Dr. Ibrahim Rugova nuk gjendet fizikisht në mesin tonë, por njëkohësisht jemi krenar për punën dhe veprën e tij, jemi krenar që populli shqiptare pat një njeri të kalibrit të tillë. 

Ndërsa kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Arif Baftiu, në fjalën e tij tha se: „Presidenti Rugova ka qenë gjithmonë një njeri që ka ofruar mençuri, mirësi dhe optimizëm. Këto vlera janë një udhërrëfyes i mirë për të gjithë ne, që të punojmë në të mirë dhe në interes të vendin dhe të popullit tonë. Duke nderuar veprën e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. „

Në fjalën përshëndetëse, sekretari i përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri, përshëndeti në emër të kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa dhe të kryesisë së LDK-së. Z.Beqiri tha se: „ Kosova dhe populli i saj gjithmonë do ta kujtojnë vizionarin dhe udhëheqësin tonë, i cili, gjithnjë, me përkushtim trasoi rrugën për liri, demokraci dhe pavarësi. Presidenti Rugova është arkitekti i Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran. Po ashtu, ai u angazhua dhe e hapi rrugën që Kosova të jetë vend anëtar i BE dhe i NATO-s, me një miqësi të përhershme me SHBA-të. Njëherit falë miqësisë të cilën presidenti ynë e krijoi më vendet më të fuqishme të botës, ne arritëm të çlirohemi nga dhuna dhe robëria serbe, si dhe ta fitojmë pavarësinë e Kosovës, e cila vështirë se do të realizohej pa ndihmën dhe intervenimin ushtarak të NATO-s! Qoftë i përjetshëm kujtimi ynë për Dr. Ibrahim Rugovën“. 

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së për Beneluks z. Bahtir Kastrati.
Nikoqiri, Nëndega e LDK-së në Bern në fund i ftoj pjesmarrësit e tubimit përkujtimor për një koktej rasti duke i falenderuar për pjesmarrjen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat