LDK Dega në Zvicër shënoi 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

LDK Dega në Zvicër shënoi 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:19
LDK Dega në Zvicër shënoi 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova

Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK Dega në Zvicër organizoi Akademi Përkujtimore.

Në emër të degës, këtë akademi e hapi kryetari i kësaj dege z. Arif Baftiu.

z. Baftiu përshëndeti të pranishmit dhe foli për personalitetin e Presidentit Rugova, me theks të veçantë për përkrahjen, takimet dhe kontaktet që presidenti i pati me mërgatën.

Në emër të kryesisë dhe kryetarit Mustafa, foli sekretari i përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri.

z. Beqiri përshëndeti të pranishmit dhe foli për biografinë e Presidentit Rugova, i cili u nda nga jeta para 13 vitesh.

z. Beqiri foli për një përkrahje të veçantë dhe përkushtimit të Presidentit Rugova për mërgatën, në veçanti për degën e Zvicrës.

Sekretari Beqiri veçoi miqësinë që Rugova kishte krijuar me shumë politikanë e diplomatë botëror.

Duke folur për mungesën që Rugova la në gjithë Kosovën, z. Beqiri përfundoi duke thënë se ishim me fat që jetuam në kohën e Rugovës.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së Kamenicës z. Shaip Surdulli, z. Salih Morina koordinator për degën e Zvicrës dhe z. Bahtir Kastrati kryetar i degës së LDK-së në Belgjikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat