Dua Lipa, nominohet nga Spotify - “Artistja më mirë e re 2019”

Zvicra

Dua Lipa, nominohet nga Spotify - “Artistja më mirë e re 2019”

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:30
Dua Lipa

NEW YORK CITY : Dua Lipa, e cila ka qenë shumë e suksesshme gjatë vitit që shkoi, duke publikuar disa këngë të suksesshme, gjersa nuk kanë munguar as shpërblimet nëpër konkurime të ndryshme muzikore, ka marr edhe një nominim nga Spotify - e cila është një shërbim i muzikës digjitale, që ju jep mundësinë të merrni nga interneti miliona këngë, nga e gjithë bota.

Së fundmi, këngëtarja e njohur shqiptare, u bë pjesë edhe e European Border Breakers Awards (EBBA), ku qe e nominuar si artistja e re më e suksesshme në Britaninë e Madhe, gjersa këtë çmim e mori këngëtarja Era Istrefi, edhe ajo nga Kosova.

Këngëtarja nga Kosova në Bitaninë ë Madhe, Dua Lipa, këto ditë ka "pushtuar" Billboardet gjigante të sheshit më të famshëm të qytetit të Nju Jorkut, - Times Square, me dy tabela për të cilat janë vendosur edhe në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku ajo faleminderon me shumë dashuri Spotify, kompania që e ka prezantuar në Times Square, duke shkruar : ""Thank you Spotify for the love on Times Square "

Dua Lipa, siç dihet ka qenë e nominuar në kategoritë “Artistja e re më e mirë” si dhe “Artista më e mirë femër në Birtani”, vitin e kaluar.

Ku këngëtarja e talentuar nga Kosova, ishte ndjerë shumë e lumtur, gjersa bashkë me lajmin e asaj kohe, Dua Lipa, kishte publikuar në rrejtet sociale edhe linkun, prej të cilave ajo kërkonte votën që mund të votohej për të, shkruajti shtypi kosovar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat