Shqiptari nga Kosova që vdiq nga aksidenti në Zvicër, varroset nesër në Pejë

Zvicra

Shqiptari nga Kosova që vdiq nga aksidenti në Zvicër, varroset nesër në Pejë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Ragip Shoshi

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00

Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat