Kosova është e rëndësishme për Zvicrën, flet deputeti Sommaruga - Bota Sot
Kosova është e rëndësishme për Zvicrën, flet deputeti Sommaruga

Zvicra

Kosova është e rëndësishme për Zvicrën, flet deputeti Sommaruga

Nga: Naim Malaj Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Carlo Sommaruga

Carlo Sommaruga, deputet i parlamentit të Zvicrës, ish kryetar i Komisionit parlementar të politikës së jashtme, kandidat për Dhomën e Shteteve (Senatin) në prag të 11 vjetorit të pavarësisë flet për zhvillimet në Kosovë : imazhin e saj dhe traumat e luftës, të pagjeturit, ndryshimin e kufijve dhe Dick Martyn.  E quan të pabesueshëm dhe absurd faktin e izolimit të Kosovës. Do të ndërhyjë pranë qeverisë federale në mënyrë që Zvicra të marrë rolin e lideres për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës.  Tregon  si u u votua në komisionin e politikës së jashtme për njohjen e Kosovës , flet  për diasporën shqiptare në Zvicër, islamin laik shqiptar, « shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës »,  peizazhet e bukura kosovare dhe plazhet shqiptare.

Kosova po feston 11 vjetorin e saj të pavarësisë, cili është vështrimi juaj për këtë rrugëtim 11 vjeçar të këtij shteti më të ri në botë?

Gjatë qëndrimit tim në Kosovë, në gusht 2018 ,  kam zbuluar një realitet politik social dhe historik, një imazh të Kosovës ndryshe nga ai që e kisha  më parë dhe që me gjasë,  e ka një pjesë e klasës politike zvicrane. Për shumicën e politikanëve zvicranë, problemi i luftës me Serbinë është një kapitull i mbyllur. Kanë mbetur  për të zgjidhur me Serbinë vetëm disa çështje teknike rreth kufirit.  Ndërsa  problemi më i madh shihet ai i luftës ndaj korrupsionit.

Kjo vizitë në Kosovë më ka ndërgjejgësuar për tragjedinë e luftës, plagët e hapura,  sidomos personat e pagjetur, familjet e të cilëve janë në kërkim të fëmijëve, baballarëve ose të kushërinjve.  Kam kuptuar se shumë gra kanë përjetuar në trupin e tyre traumatizmat e luftës. Kosova është një vend i ri por që ka përpara një punë të madhe, një proces të gjatë të zgjidhjes së traumtizmave të luftës.

Kam qenë i prekur po ashtu nga dinamika dhe vullneti i burrave dhe grave për të ndërtuar një të  ardhme pozitive të Kosovë , por  kam parë ose kam kuptuar gjithashtu më mirë, rolin e diasporës. Një rol shumë i madh për mbështetjen e familjeve por edhe të vendit. Eshtë e vërtetë që gjatës verës tabelat zvicrane  të makinave janë të shumta. E kuptojmë se diaspora kosovare ne Zvicër luan një rol shumëte rëndësishëm  për shoqërinë dhe vendin. 

Gjatë qëndrimit tim kam zbuluar peizazhe dhe një vend që deri me tani nuk  e kam njohur dhe mendoj se me një dinamizëm mund te tërhiqni një turizëm nga Zvicra dhe Evropa për të zbuluar peizazhe të paprekura dhe male të cilat zvicranët i pëlqejnë shumë.

Pra, ka një dinamikë të  shoqërisë për të ecur përpara,  por ka edhe  një lodhje të qytetarëve të Kosovës ndaj autoriteteve. Duket sikur klasa politike të ishte e paaftë për t’iu përgjigjur aspiratave te popullit  dhe e angazhuar  më shumë në një luftë për pushtet se sa për një emancipim të shoqërisë . Për këtë  më vjen shumë keq. Mendoj se kjo mund të ndryshojë me një pjesëmarrje më të madhe të shoqërisë civile. Pra burrat dhe gratë e Kosovës do duhej të investonin në shoqërinë civile, mos të jenë të varur nga vendimet politike,  por që propozimet e tyre të vijnë jashtë partive politike.

Në Kosovë ka pasur zgjedhje të lira, të njohura dhe të pranuara nga të gjithë pa ndonjë kontestim siç ndodh në disa vende të regjionit. Institucionet e saja kanë treguar stabilitet politik. Përkundër kësaj, Kosova nuk shquhet për një imazh të mirë. Kosovarët janë qytetarët e vetëm  në Evropë që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza. Mendoni se ka një punë për të bërë nga ana e autoriteteve kosovare por edhe të  diasporës për përmisimin e imazhit të saj?

Gjatë udhëtimit  tim kam parë  ndërmarrje ekonomike të vogla dhe të mesme që janë aktive në fusha të ndryshme të cilat punojnë për tregun evropian dhe zvicran. Ndërsa gjëja më e pabesueshme  është se  Kosova është e izoluar për shkak të vizave.  Për të  transportuar mallrat kosovare të destinuara për tregun evropian, duhet kaluar përmes kompanive transportues maqedonase. Kjo flet për absurditetin e situatës. I vëmë pengesa Kosovës në ndërkohë që e ardhmja e saj kalon përmes zhvillimit ekonomik. Eshtë e qartë  që  duhet lehtsuar qasjen në tregun zvicran ose evropian dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në këtë drejtim do të ndërhyj pranë qeverisë federale dhe parlamentit duke kërkuar që Zvicra të marrë rolin e lideres  në liberalizimin e vizave për qyteratët e Kosovës. Në Kosovë, një vend i vogël, ne kemi konsullatën më të madhe në Botë. Njerzit kanë nevojë të lëvizin për arsye familjare , tregtare etj. ndërsa  ne u vendosim pengesa.  Kjo gjendje është absurde nga këndvështrimi zvicran dhe ai kosovar. Unë përshëndes faktin që tani e tutje zvicranët mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftim. Duket gjë e vogël  por ne e vlerësojmë.

Rreth çështjes së imazhit….

Rreth perceptimit te Kosoves në Zvicër mendoj se shumica e njerzve besojnë që kosovarët janë njerz serioz dhe punëtorë, të cilëve mund tu besojmë. Në tregun  e punës kjo gjë nuk kontestohet. Në  klasën politike ne Zvicër, ku nacionalistët janë shumë të pranishëm, (natyrisht kjo vlen edhe për komunitetet tjera) ata cilësohen si dele të zeza.

Eshtë e vërtetë që në momentet e kaluara ka pasur një kriminalitet ndërkombëtar në Zvicër që kalonte përmes Kosovës dhe kjo ka lënë gjurmë më të thella në Zvicrën gjermane se sa në atë romande. Këtu jam i bindur që ka nevojë që autoritetet  dhe përfaqësitë diplomatike e konsullore kosovare në Zvicër të forcojnë shkëmbimin me autoritetet kantonale por edhe ato federale dhe ndoshta më shumë me anëtarët e komisionit për politikë të jashtme. Jo vetëm që të forcohet shkëmbimi por të ketë një program në fushën kulturore dmth ekspozita, shfaqje teatrale, muzikore etj. Kjo  do të mundësonte njohjen reciproke dhe do të nxiste qytetarët zvicranë për të vizituar Kosovën dhe  zbuluar  historinë  e popullit shqiptar dhe  historinë më të re të Kosovës

E keni lexuar artikullin e javores Die Weltwoche e cila fyen kosovarët?

E kam lexuar. Eshtë një artikull skandaloz. I mbushur me urrjetje për popullin e Kosovës. Gjatë historisë me artikuj të tillë kemi rrëshqitur drejt nënçmimit të një populli, pastaj drejt dehumanizimit komplet dhe në fund drejt gjenocidit. Kjo duhet denoncuar në mënyrë të vendosur.

Megjithatë kosovarët janë integruar mirë, sporti është një shembull i mirë?

Në përgjithësi, integrimi përmes sportit, nëse ai paraqitet si një një etapë  e parë e integrimit të një  komuniteti,  është gjë pozitive. Por, nëse sporti është mjeti i vetëm i një integrimi social atëherë kjo do të shihej si një  dështim i politikës integruese. Para 30-40 vitesh në Zvicër kishim futbollistë me origjinë italiane që luanin për kombëtaren tonë. Sot, nuk ka gati asnjë futbollist të tillë, sepse tani ,ata i gjejmë në ekzekutivet dhe parlamentet e qyteteve apo të kantoneve . Në Gjenevë  nga shtatë anëtarë  që ka qeveria kanonale, dy janë me origjinë italiane.  E në kuadër të qeverisë federale një minsitër nga shtatë, është me origjinë italiane. I njëjti fenomen paraqitetet tek  spanjollët të cilët janë të pranishëm në ekzekutive.

Dmth që pas 30 vjetësh do te kemi Këshilltarë (Ministra) në qeverinë federale me origjinë nga Kosova?

Mund te them se sot kemi këshilltarë komunal  nga Kosova ndërsa në parlamentin e Gjenevës është një deputete  (Xhevrije Osmani) me origjinë kosovare. Pra, shihet që Zvicra përkundër një konteksti të vështirë mund t’i intregojë njerzit.

Presidenti i qeverise kantonale në Gjenevë është refugjat nga Argjentina, ndërsa në parlamentin e Zvicrës një deputete grua  me origjinë kurde.

Shpresoj qënë rastin e komunitetit  kosovar kjo do të realizohet më shpejt. Jam i bindur që  komuniteti kosovar, duke e ditur numrin e tij të madh në Zvicër, do te luaj një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes popullatës zvicrane dhe komunitetit musliman. Kosovarët janë muslimanë  laik me një besim dhe praktikë  fetare të qetë dhe mendoj se ata  kanë për të luajtur një rol thelebësor në ndryshimin e mentaliteteve ne Zvicër sikur në rastin e nënshkrimit të deklaratës së laicietit nga dy shoqatat e muslimanëve shqiptarë në Zvicër.   

Dy të rinjë nga Kosova shtrinë për tokë kombëtaren e Serbisë në ndeshjen me Zvicrën.

Rreth të famshmes shqiponjës-dykrenare, reagimi i zvicranëve ishte shumë pozitiv. Përtej këtij simboli historik dhe politik  të shprehur nga Shaqiri dhe Xhaka,  mendoj se, për ata dhe bashkësinë shqiptare në Zvicër, ka qenë një revansh lirie nga dominimi politik e kulturor serb dhe një mënyrë për tu shprehur lirshëm edhe në fushën e futbollit. Dhe e gjithë kjo është bërë në një dinamikë pozitive të  kombëtares së Zvicrës gjë që  ka mundësuar të ketë një rezonancë shumë pozitive në gjirin e popullatës zvicrane e cila e ka kuptuar që plagët mes Kosoves dhe Serbisë  janë ende të freskëta.  Por duhet theksuar, pavarësisht gjestit,  diaspora kosovare kërkonte vetëm  një gjë, suksesin e kombëtares zvicrane.

Zvicra është një ndër vendet e para që e ka mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës. Para këtij vendim të qeverisë pati një votim në komisionin e politikës së jashtme. Si rrjedhi ky votim.

Kam qenë në komisionin  e politikës së jashtme kur është bërë ky votim.  Duhet thënë se socialistët në përgjithësi,  si Micheline Calmy Rey,  kanë  luajtur një rol aktiv në njohjen e Kosovës nga Zvicra. Njohja ishte një akt politik shumë i rëndësishëm pasi kontribonte në qetësimin e gjendjes në rajon.. Më kujtohet  që në komision e kishim ndërprerë votimin pasi kishte ende deputetë që hezitonin ndaj  nuk dëshironim  të kishim një votë negative.  Por në fund, çdo gjë shkoi mirë. Duhet thënë se nacionalistët e partisë UDC/SVP në Zvicër e kanë kritikuar dhe janë përpjekur ta bëjnë instrumentalizimin e kësaj vote duke njollosur imazhin e kosovarëve ne Zvicër, imazhin e Kosoves dhe të  pergjegjësve të saj politikë.  Por kjo pa sukses.

Kosova vazhdon të mbetet e rëndësishme për politikën e jashtme të Zvicrës?

Diaspora kosovare përbën një rëndësi te madhe në proporcion me popullatën e Kosovës, ngase më shumë se 10% e saj jeton në Zvicër. Dërgimi i remitancave është i rëndësishëm edhe për Zvicrën. Kosova është e rëndësishme për Zvicrën sepse një destabilizim i saj do të sillte valë të reja refugjatësh tek ne, por dhe tensione në diasporë.  Këto tensione mund të shpreheshin përmes dhunës dhe kjo nuk do të ishte në interes të dy vendeve. Po, Kosova është e rëndësishme për Zvicrën.  Jam shumë i kënaqur për kontributin e Zvicrës përmes  Swisscoy në stabilizimin e gjendjes politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Fakti që  Zvicra nuk ka tërhequr ende Swisscoy nga Kosova, është  një  tregues i vullnetit tonë për të marrë pjesë në procesin e sigurisë  dhe  të stabizimit  te gjendjes ne vend.

Kohëve të fundit, në kuadër të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë është hedhur edhe idea e shkëmbimit të territoreve? Cili është mendimi juaj?

Ajo qe konstatoj është  që procesi i normalizimit te marrëdhënieve  politike mes dy vendeve që kanë përjetuar tensione politike dhe luftë,  është i gjatë dhe i komplikuar.

Procesi politik i arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit tregon që dialogu mund të ketë sukses dhe pse kjo ishte një çështje shume e ndieshme. E kemi parë këtë nga mobilizimi i njerzve  në rrugë në dy vendet. Përshëndes angazhimin e dy kryetarëve dhe dy kreyministrave të cilët janë angazhuar deri në fund dhe kanë fituar betejën politike. Nodshta do ta humbin pushtetin me vonë, por ata i kanë bërë shërbim vendeve të tyre, stabilitetit të Ballkanit dhe të Evropës në përgjithësi. Kjo do duhej te inspironte Kosovën dhe Serbinë në dialog i i cili do duhej të ishte i barbartë dhe jo  i imponuar.

Cila është zgjidhja ? A është ndryshimi i vijës kufitare zgjidhja ? Eshtë gjithmonë vështirë të modifikosh një vijë  kufitare për arsye etnike . Por nëse procesi bëhet në respekt të  zgjidhjeve demokratike të një vendi duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, sipas mendimit tim ky procesus duhet të arrihet.

Natyrisht, që kjo është një  çështje që i takon Kosovës dhe Serbisë. Por duhet të kihet parasysh që në mozaikun e ish jugosllavisë kjo mund të shkaktonte procese tjera të ngjajshme ose të ngjallte dëshira për rivizatimin e disa kufijve. Kjo është një  komponentë që dy vendet duhet ta kenë parasysh.  Do dëshiroja qe në tavolinën e bisedimeve të kishte diplomatë zvicranë, jo për të gjetur një zgjidhje, por për të reflektuar rreth respektit  të pakicave dhe procesit demokratik pasi ne kemi një përvojë të gjatë demoktratike  të votës popullore si dhe të ndryshimit të kufijve toksorë me shumë pasione. E dimë edhe në Zvicër që ështëte një proces shumë i gjatë.  Por është e rëndësishme që procesi të jetë demoktratik. Edhe pse edhe ne Zvicër ngnajëherë proceset demokrtaike ankimohen në gjykata.

Ju e njihni senatorin Dick Marty. Cili është mendimi juaj për raportin e njohur të tij për të ashtuquajturin trafik organesh, raport  që  ka shërbyer si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale të Hagës ?

Dick Marty është një  personalitet që gëzon repekt të madh në Zvicër.  Ai  gjithmonë  ka qenë i pavarur dhe ka pasur një sjellje të një etike të lartë. Falë tij, janë zbuluar burgjet sekrete të CIA-s në Evropë, ai ka denoncuar pengmarrjet ilegale te bëra nga CIA ne Itali dhe gjetiu në Evropë. Për  Zvicrën,   është vështirë të mendohet që analiza e tij rreth Kosovës ka  dashur të mashtrojë dikë ose të njollosë personalitetet politike  kosovare në pushtet.  Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që informacionet me të cilat ai  disponon të  jenë jo komplete dhe të orientuara. Mbase analiza e tij në këtë drejtim nuk është e duhur dhe ndoshta ka arritur në konkluzione që nuk janë korrekte. Personalisht, nuk mund të shprehem rreth kësaj  çështje por mendoj  që autoritetet e Kosovës duhet të bashpunojnë me të dhe autoritetet tjera.

Rreth bashkepunimit të Kosovës, Gjykata Speciale ështe themeluar me votën e parlamentit të Kosovës dhe nëse ka një vend në rajon qe ka bashkpunuar me drejtësinë ndërkombëtare ai është Kosova.

Ky aspekt i bashkpunimit nuk vihet në dyshim. Më  duket i nevojshëm një  proces që  riverifikon faktet në një distance kohore, përkundër vështirësive për provat, por që bën të kemi një shikim më të shkëputur në kohë : dëshiroj që ky proces të  sjellë qetësi në Kosovë si dhe  në marrëdhëniet me instancat e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe BE-së.  

Shqipëria është një vend tjetër i shqiptarëve, ju e keni vizituar atë disa herë, me çfarë përshtypje jeni ndarë?

Gjatë udhëtimit të fundit ne Shqipëri, kam vërejtur gjëra që nuk i kisha parë gjate dy vizitave të mia zyrtare në këtë vend. Gjatë kontakteve me njerëz kam konstatur, se ka një hapësirë shqiptare që përbën Kosovën, një pjesë të  mirë të  Maqedonisë  dhe Shqipërisë. Kufijtë nuk kanë kuptim për shumë për njerëz  pasi ata kanë familje gjithandej. Ata shkojnë në pushime nga Kosova në Shqipëri ose vizitojnë anëtarë të  familjes në Maqedoni . Kjo më ka befasuar shumë dhe më bën të mendoj se Zvicra duhet të vazhdojë me  dinamikën e përafrimit të  Shqipërisë e cila  për arsye historike është e harruara e Evropës.

Shqipëria ka një përparësi që nuk e ka Kosova, plazhet. Kjo është tërheqëse  për turistët evropianë e siomos të atyre nordikë në kërkim të ngrohtësisë diellore.   Kam parë shumë kosovarë por edhe zvicranë,  të shkojnë për pushime në plazhet e Shqipërisë. Shpresoj se linja e re ajrore Zurich-Tiranë do të shtojë numrin e turistëve zvicranë në Shqipëri. Ka një potencial për një zhvillim ekonomik dhe mendoj se duhet ndihmuar Shqipërinë. Një Shqipëri e zhvilluar ekonomkisht do të ishte në interes të Kosovës.

Në fund një measazh për diasporën kosovare në Zvicër?

Një pjesë e mirë e kosovarëve janë dyshtetas. Unë jame italo-zvicran, kjo është historia moderne e emigracionit në Zvicër. Dyshtetasit janë  shansë e madhe sepse keta njerëz mund të kntribojnë për ndërtimin e vendeve të origjinës dhe të atyre  mikpritëse. Pjesëmarrja e këtyre njerzve në votimet në Zvicër është shumë  e rëndësishme sidomos kur mendohet për iniciativat e partisë UDC/SVP për kufizim të emigracionit dhe mbylljes së kufijve. Por edhe gjatë zgjedhjeve në Zvicër për të mbështetur ato forca dhe personalitete politike që angazhohen për një Zvicër më të hapur dhe më mikpritëse dhe të  angazhuar ndaj Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...