Ekzekutohet pranë “Shisha Bar”, Besari 29-vjeçar

Zvicra

Ekzekutohet pranë “Shisha Bar”, Besari 29-vjeçar

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 06:19
Zwei KInder trauern jetzt um ihren toten Papa Besar N. (29).

Fund i dhimbshëm për jetën e një djali të ri shqiptar në Zvicër, i cili gjeti vdekjen pasi u qëllua me thikë nga dy shqiptarë të tjerë.

Viktima është Besar N., shqiptar i Maqedonisë i cili prej vitesh jetonte në Regau (rrethina Vöcklabruck) të Zvcirës, duke cituar burime policore që pasqyroi portali heute.at.

Ngjarja ndodhi pranë “Shisha Bar” sikurse shikoni foton nga vendngjarja dhe të të ndjerit që ju sjell noa.

Hetimet e para flasin për një therje me thikë të të riut, nga dy shqiptarë të tjerë, por rrethanat dhe shkaqet janë ende të paqarta.

Prokurori i çështjes, Christian Hubmer, tha sot se poshtë një makine pranë lokalit, u gjet një thikë.

Image
Blutspuren erinnern an die schrecklichen Ereignisse

Nuk përjashtohet që armë të tjera të ftohta, po ashtu të jenë përdorur gjatë sulmit të frikshëm që ndodhi të dielën.

Pronari i lokalit, Ualid H., dëshmoi se viktima dhe persona te tjerë që e sulmuan, kishin ardhur për herë të parë në barin e tij.

Image
Eine wilde Schlägerei in einer Shisha-Bar in Regau forderte einen Toten.

I ndjeri ishte i martuar dhe baba i një djali 4 vjeç e një vajze 8 vjeçe, me vdekjen e tij, të mbetur jetimë.

Prindërit e të riut jetojnë ende në Maqedoni.

Besari bashkë me vëllain e tij menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim. Përcjellja e 29-vjeçarit në banesën e fundit u bë pikërisht në qytetin ku jetonte dhe kishte biznesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat