Fëmijët në festën e 17 shkurtit - Bota Sot
Fëmijët në festën e 17 shkurtit

Zvicra

Fëmijët në festën e 17 shkurtit

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Fëmijët në festën e 17 shkurtit

Të dielën më 17 shkurt Shkolla shqipe së bashku me shoqatën Bashkësia shqiptare në Jura- Zvicër, organizoi manifestim me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar. Në mes të një entuziazmi të madh, organizuam një pasdite festive me këngë, valle dhe recitime me nxënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Zgjodhëm sallën e bukur në fshatin Courfavair afër qytetit Delemont për të festuar tok. Programi filloi në orën 14.00.

Data 17 Shkurt 2008, tanimë ka hyrë në historinë shqiptare, veçanërisht të Kosovës si një datë e kthesës së madhe, datë e sendërtimit të aspiratave shekullore për liri dhe pavarësi.

Kjo ditë e pritur me shekuj, grisi historinë e përgjakur, një shekullore të popullit shqiptar në përpjekje për të u çliruar nga një armik barbar. Ne jemi të lumtur se Republika e Kosovës me gjithë vështirësitë e shtetit më të ri në Evropë është e lirë dhe demokratike. Ne e duam atdheun tonë i cili çdo ditë po ndryshon, zbukurohet dhe lartësohet.

Andaj sot janë mbledhur e bërë bashkë prindër, nxënës, bashkatdhetarë, miq e të ftuar në festën e Lirisë. Të Pavarësisë. Për të festuar me ne kishte ardhur nga Cyrihu Konsulli i Republikës së Kosovës në Zvicër Zoti Visar Rrecaj. Festën e nderuan me pranin e tyre edhe dy deputet të Kantonit Jura, Raoul Jaeggi dhe Gérald Crétin.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është një ngjarje e madhe historike që në themelet e saj është derdhur gjaku i qindra e mijërave burrave e grave shqiptarë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm, që zëri i tyre i lirisë të mos meket kurrë dhe flaka e lirisë të mos shuhet kurrë në tokën e Kosovës së lashtë Dardane!

Kur festojmë këtë datë, ne nderojmë me respektin më të madh Presidentin e parë të Republikës së Kosovës të ndjerin Dr Ibrahim Rugovën, një ndër personalitetet më të shquar të historisë sonë të re kombëtare.

Ne nderojmë krye heroin e kombit shqiptar, Adem Jasharin që për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve shndërrojë Prekazin në një kështjellë të pavdekshme, u flijua me gjithë familjarët e tij, fëmijët, gratë e burrat, duke  qëndruar me dinjitet para një armiku barbar.

Kur festojmë këtë ngjarje historike, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër e gjetiu, që s’kanë pushuar asnjëherë veprimtarinë për liri të atdheut të vetë të robëruar, u organizua dhe diti ta ndërkombëtarizoi çështjen e lirisë së Kosovës dhe të gjej përkrahje në shtetin demokratik zviceran.

Në ketë ditë shprehim një mirënjohje të thellë për zonjën Michel Calmy-Rey Ministrja e jashtme zvicerane e atëhershme, që shpalli botërisht mendimin e saj zviceran që Kosova duhet të jetë e lirë.

Duke dale nga emocionet e referateve të të mëdhenjve, si pjese e këtij programi të integruar mësimor dhe edukativ, të rrëmben kori i shkollës me interpretimet e bukura të këngëve mëmëdhetarë, për liri e pavarësi. Në skenë ravijëzojnë portrete nxënësish të përskuqur nga emocionet e interpretimeve. Salla e përplot duartroket dhe ritmin me këngët e vallet e këtyre fëmijëve-artiste.

Nder sfonde përzjarrtin refrenet e poezive festive “Me gëzimet pa kufi,
Me Flamurin kuq e zi, Jam Kosova  e trimërisë. Lulja e bukur e Shqipërisë! “ “Sot me diellin bashkë ngrihem në agim po presin rrugët e atdheut tim, zemra jote e vogël e ëmbël për mua O Kosova ime o sa fortë të dua...” Gëzuar pavarësia !”, ” Pas flamurit kuqezi shkojmë e vijmë me  “, “Kur ka ra kushtrim në Kosovë. Radhojnë si në ekran pjesët interpretuese, të realizuara aq përzemërsisht nga nxënëset e ciklit të lartë: Erona Ramabaja, Alba Berisha dhe Elona Ramadani. Pas tyre nxënëset e klasave të ulëta me recitime: Eliesa Ramabaja, Ema Gashi. Gentian Ramabaja, Ardi Mahmuti, Lorik Ferati, Oltian Xhaqku. Emocione. Duartrokitje. Ju lumtë ! Ashtu, qofshi ! Mes këtyre nxënësve të shkollës shqipe, mësueses së tyre dhe prindërve sikur shohim Naimin e Fishten, Ndre Mjeden e Vaso Pashën, Nolin dhe motrat Qiriazi, tërë atdhetaret qe sollën Shqiptarinë deri sot.

Fëmijët falënderuan prindërit për mirëseardhjen në këtë ditë të bukur, këtë festë të paharruar për ta. Ndërsa prindërit dhe të gjithë pjesëmarrësit u falën duartrokitje të pakursyera.

Delemont, 19.02. 2019                                   

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...