Mediat zvicerane përmes një sërë shkrimesh me titull: Nga Air-Prishtina vjen ne shefe e re Germania-Besitzerin” (“Air-Prishtina-Chefin ist neue Germania-Besitzerin”) bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re. Ajo quhet Lejla Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina, njofton “Presheva Jonë”
Nga dardha pik dardhë: Çika e Karadakut të Preshevës Lejla Sallahu (e bija e humanistit Bexhet Sallahut) merr në duar 100% “Germania Schweiz”
Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit.
Gazeta zvicerane «20Minuten» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i takojë 100 për qind Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.
«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40 për qind të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani.
Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni.
Per fund Lejla Sallahu është një zonjë e re por me një përvojë të çmuar në fushën e biznesit të trashëguar nga prindërit e saj të cilën e lanë të re. Ajo prej me shumë se një decenie udhëheq me kompaninë “Air Prishtina”, një sfidë që e ka marrë nga babai i saj i ndjerë Bexhet Sallahu, i cili e kishte themeluar këtë kompani të suksesshme para më se 35 vitesh. Duke ndjekur hapat e babait, prindërve të saj Lejla jo vetëm që e ka ruajtur me kujdes trashëgiminë e prindërve, por edhe e ka zgjeruar atë duke i dhënë në vazhdimësi deri me sot e cila gjendet në krye të kompanisë gjigante ajrore ‘Germania Flug AG’. Prandaj them edhe nga dardha pikë dardhë.