SHH “Medvegja”, shpreson se 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, do të festohet me Luginën e Preshevës - Bota Sot
SHH “Medvegja”, shpreson se 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, do të festohet me Luginën e Preshevës

Zvicra

SHH “Medvegja”, shpreson se 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, do të festohet me Luginën e Preshevës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:34
SHH “Medvegja”

“Kosova pas 11 viteve pavarësi, do të duhej, më shumë se kurrë tash e tutje, që të kujtoj edhe për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Dikur, ne si medvegjas, natën e bënim ditë, duke u angazhuar për të mirën e Kosovës dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi kurrë, sepse Kosova është në zemrat tona. Prej 1 marsit të këtij viti e deri në marsin e vitit 2020, do të jetë vit i solidaritetit, ejani dhe të ndihmoni për Medvegjën shqiptare”, tha ndër të tjera, z.Zejnullah Namani, kryetar i SHH “Medvegja”-Zvicër.

Charrat, 23 shkurt

Po e filloj këtë reportazh, jo rastësisht me fjalët, askund më mirë, se te Shoqata Humanitare “Medvegja”. E pamundur të përshkruhet përmes fjalëve e gjithë veprimtaria e kësaj shoqate prej themelimit e deri më sot, sepse tekefundit, shumica e veprimtarëve gjithandej botës janë të njoftuar. Shkurt e shqip, kanë bërë aq shumë, sa që do ta meritonin një çmim ndër më meritorët në mërgatë për të mirën e atdheut. Sa herë, që afrohen festat kombëtare, ajo e 28 nëntorit dhe 17 shkurti, datëlindja e Kosovës, i madh e i vogël medvegjas, bashkohen dhe mendojnë, se di do ta kremtojnë, secili jep kontribut dhe vërtet është për ti marrur lakmi organizimit. E pamundur, të mos I shkruaj këto fjalë në fillim të këtij reportazhi, sepse ate që e sheh dhe ate që e ke përcjell me dekada, duhet thënë drejt. Shoqatë që me plot kuptimin e fjalës, është ndër më të njohurat në gjithë botën. Lirisht, pas Pan Vatrës në Amerikë, është kjo shoqatë, e cila, rreth vetes, ka pasur e ka patriotë të mëdhenj, që kanë dhënë shumë për tokat shqiptare dhe as që do të ndalet. Mjafton të përmendet, që fëmija prej moshës 5 vjeçe, ngjitet në skenë dhe vazhdon deri sa të rritet dhe të bëhet nënë e vazhdon edhe më tutje. Është emocionuese dhe rrallë që e sheh dikund tjetër. Dihet, nëpër tërë mërgatën shqiptare, këtë fundjavë, ka pasur aktivitete të ndryshme për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Secili e ka shënuar në mënyrën e vet. Por, SHH „Medvegja“, si gjithmonë edhe kësaj here këtë datëlindje të pavarësisë së Kosovës e kremtoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishin mbledhur bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare së bashku me medvegjasit nga katër anët e Zvicrës, për ti treguar e dëshmuar medvegjasëve, se së paku ne mërgata jemi së bashku dhe nuk e harrojmë ate etni shqiptare. Skena si zakonisht, ishte me flamurin kombëtar, ate të Kosovës dhe i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Nuk mungonte edhe portreti i Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit dhe Presidentit Historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Manifestimi filloi ashtu si ishte lajmëruar dhe salla në Charrat ishte e përmbushur përplot. Manifestimi filloi me intonimin e hymnit të Kosovës, ku të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe së bashku me SHKA „Medvegja“ që ishin në skenë, ishte edhe kryetari i kësaj shoqërie z.Sulejman Musliu, i cili me përkushtim të madh, po punon, që kjo shoqëri të vazhdoj me sukses për të mirën e traditës e gjuhës sonë kombëtar. Manifestimin e moderoi zonjush Lirie Namani dhe zonjusha Anisa Abazi, e cila, lirisht mundemi të themi, se shkëlqeu edhe pse është me një moshë shumë të re, por e dëshmoi, se SHH „Medvegja“, e ka gjetur moderatoren.

Ky është manifestimi i parë i kryesisë së re të drejtuar nga veprimtari Zejnullah Namani i cili i përshëndeti të pranishmit me këto fjalë: “

Të dashur fëmijë, që po rriteni dhe po edukoheni në këtë shtet mikë të kombit tonë, siç është Zvicra, po e flisni gjuhën e të parëve ashtu si është më së miri, sytë dhe zemrën e kemi tek Ju, sepse Ju jeni ardhmëria e kombit, të çmuar medvegjas, bashkëkombas që keni ardhur nga katër anët e Zvicrës, vëllezër e motra të të gjitha trevave shqiptare, mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhur në datëlindjen e 12 të Pavarësisë së Kosovës, të Dardanisë së lashtë. Po paraqitem sonte në cilësinë e kryetarit të shoqatës, pas shumë viteve, prap mu besua që të drejtoj këtë shoqatë, që e kam si sytë e ballit, kurrë nuk jam larguar dhe aq që do të largohem, deri sa të kem jetë. Kjo shoqatë ka qenë zemra dhe shpirti ynë, që na ka mbajtë bashkë dhe kemi punuar kush më shumë e kush më pak, me rëndësi, për të mirën e kombit. Ju falënderoj edhe njëherë, botërisht, që më besuat dhe padyshim, se do të falënderoj edhe familjen time, bashkëshorten, e fëmijët, që kam besim, si edhe herave të tjera, edhe në të ardhmen do të më përkrahin, padyshim edhe nga miqtë, veprimtarë medvegjas. Vetëm të bashkuar do të arrijmë synimet tona. Të nderuar miqë zviceran, që gjithmonë keni qenë afër nesh, ne do të jemi gjithmonë falënderues edhe ate për shumë herë, sepse na keni përkrahur gjithmonë dhe lutemi për Ju e familjet tuaja dhe për gjithë Zvicrën, që gjithmonë ta ketë të mirën. Sonte, po festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku për këtë pavarësi, kanë sakrifikuar shumë e shumë, por edhe shoqata jonë ka kontribuar, si para luftës, gjatë saj dhe pas saj, prandaj, për këtë jemi shumë krenarë dhe do të qëndrojmë ball hapur. Nuk mundemi të festojmë dhe të mos i kujtojmë njëkohësisht, ata që sot nuk janë në mesin tonë, dëshmorët, patriotët e penës dhe luftës, që dhanë gjithçka, që populli ynë të jetoj i lirë. Ju kujtohet, para 11 vjetëve, datëlindjen e parë të Kosovës se si e kemi festuar, kishim edhe miq zviceranë këtu në Fully, kurrë nuk e harrojmë.

Ne Medvegja dhe e gjithë Lugina e Preshevës, gjithmonë ishte me Dardaninë dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Nuk po dua të mbaj fjalim politikë, sepse shoqata jonë nuk është poltike, por humanitare, por dua të rikujtoj, se Kosova pas 11 viteve pavarësi, do të duhej, më shumë se kurrë tash e tutje, që të kujtoj edhe për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Dikur, ne si medvegjas, natën e bënim ditë, duke u angazhuar për të mirën e Kosovës dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi kurrë, sepse Kosova është në zemrat tona.

Të nderuar të pranishëm, jemi në një situatë jo të mirë në Medvegjë dhe gjithë Luginën, por më konkretisht në Medvegjë, e djmë se si është andej gjendja, lusim faktorin ndërkombëtarë dhe ate të Kosovës, që në këto bisedime që po flitet, të mos e lëjnë anash Luginën e Preshevës, të zgjedhin njëherë e përgjithmonë konfliktin. Edhe ne e kemi dëshmuar me referendum të 1, 2 marsit 1992, se jemi pjesë e Kosovës. Ishim e do të jemi shpresoj shumë. Ju falënderoj shujmë që jeni në mesin tonë, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të jemi bashkë. Mërgata ishte dhe do të jetë arterie kryesore e të mirës në atdhe, prandaj, neve na duhet të jemi të bashkuar, që të punojmë, i edukojmë brezat e ri, që të punojnë këtu ku jemi, por, kurrë të mos e harrojmë se jemi shqiptarë dhe herë do kurë, të valoj flamuri kombëtar kuq e zi, në mes të Medvegjës.

Nuk mundemi të largohemi, pa e përmendur edhe kontributin madhor në shkencë, të vendasit tonë, tash më të ndjerit Akademik Idriz Ajeti, lutemi që të mbajmë një minut henshjte për ate personalitet të madh, për Rilindësin e fundit, që e shkriu jetën për gjuhën shqipe.

Sa ishte gjallë, e kemi nderuar, pra kryesia e kaluar me personalitet të shekullit dhe e kemi vizituar në banesën e tij në Prishtinë. Monografinë e kemi flluar me fjalët e tij. Do të mburremi për jetë, që e kemi medvegjas. I qoftë kujtimi i përjetshëm. Lavdi!

Të nderuar musafirë, kam nderin dhe kënaqësinë, që të ftoj ish kryetarin e SHH “Medvegja”, mikun tim, Zenel Neziri, që ti ndajmë mirënjohjen e kryetarit të nderit, që unanimisht e zgjodhën anëtarët e shoqatës që ishin prezent në Kuvend.

Me të dalur në skenë z.Neziri, e gjithë skena u ngritën në këmbë për të nderuar veprimtarinë e madhe që e ka bërë ky veprimtarë, duke sakrifikuar gjithçka, që Medvegja të jetë gjithandej tokave shqiptare dhe botës. Jo pa emocione, falënderoi të gjithë të pranishmit, z.Neziri dhe miqtë zviceran. Ai evokoi kujtime për punën që kanë bërë të gjithë bashkë dhe nuk mundi pa e përmendur edhe vëllauan e tij tash më të ndjerë, z.Musa Neziri, themeluesin e SHKA “Medvegja” dhe iu shiheshin edhe lotët që i dilnin në skenë. Z.Neziri, falënderoi të gjithë të pranishmit, falënderoi kryesinë e kaluar, anëtarët, humanitarët gjithandej, mediat, miqtë që i kishte në shoqatë me vite e vite, familjen e tij dhe të gjithë ata që kanë dëgjuar zërin e kësaj shoqate. Pasi që të gjithë që ishin prezent u ngritën në këmbë dhe pasta e duatrokitën. Me këtë rast, edhe vajza e z.Neziri, Marigona Neziri, që është anëtare e SHKA “Medvegja”, në emër të kësaj shoqërie i ndajti një album me foto kujtimi për këto vite sa ishte kryetar, duke takuar personalitete e personalitete dhe duke përcjellur zërin e Medvegjës gjithandej. Zenel Neziri  vazhdoi edhe me këto fjalë:  Të nderuar vëllezër e motra medvegjas dhe ju bashkekombas, sonte është një mbrëmje e veçantë. Kur ju pash të gjithëve në këmbë me që më nderuat mua si kryetar nderi, mu mbush shpirti edhe me më shumë forcë, e vërtetova, se pasna dhënë pak kontribut për atdheun. Po shoh plot miq, me shpirt po ju përmendi të gjithëve, që më keni përkrahur dhe kemi ecur para. Ishim e do të jemi bashkë me veprimtarët e vërtetë. Në sofrën e shoqatës ka pas e do të ketë patriot besnikë. Falënderoj të gjithë, prej më të voglit e deri te i moshuari.

Kurrë mos mendoni se do te ndalem, me ju do të jem deri sa të kem jetë, jo vetëm unë por e gjithë familja ime!

Kur po shoh të rinjtë në skenë, nuk po mundem ta përshkruaj! Shoqata Medvegja është në sytë e mi, me zemren time, në shpirtin tim! Do te punoj edhe njëherë më shumë! Ju kisha vëllezër e do ju kem deri në vdekje! Nuk po hy me emra e mbiemra, se po frigohem, se po e harroj dikend pa dashje, por dinë, se ju kam pjese te shpirtit! Zoti ju bekoftë! Mos u ndalni për Atdhe! 24 orë jam për Ate tokë Dardane bashkë me ju vëllezer nga gjitha anët e shqiptarisë, që pona përkrahni gjithmon, isha e do të jem! Puna mbatet me suksese dhe ato i kemi arritur e do ti arrijme bashkë me vëllezër nga gjitha trojet e shqiptaris! “. Pas këtyre fjalëve emocionuese dhe me shumë kuptim, në skenë u pane kryesia e re e shoqatës.

Zejnullah Namani,  kryetar i ri i SHH “Medvegja”, Zymer Hajrullahu nënkryetar, Fadil Selmani, sekretar, Shqipe Neziri, ndihmëse e sekretarit, Sabit Abazi arkatarë i parë, Blerim Beha, arkatarë i dytë, Mevlan Thaçi, arkatarë i tretë, Sylejman Musliu, anëtarë, Fadil Baftiu, anëtarë, Kujtim Salihi, anëtarë, Samir Neziri, anëtarë. Kryesia e re, përmes sekretarit z.Fadil Selmani u paraqitën me një propozim, që nga muaji mars 2019 e deri në mars 2020 do të jetë vit i solidaritetit, pra, luten të gjithë ata vullnetmirë që duan të ndihmojnë Medvegjën, të drejtohen në kryesi të shoqatës. Shpresojmë shumë, se do ta kemi përkrahjen tuaj, tha ndër të tjera, veprimtari, njëherit sekretar i SHH “Medvegja”, z.Fadil Selmani. Pas këtij njoftimi, filloi edh programi me këngë e valle të përgaditur nga SHKA “Medvegja”. Nuk gabojmë nëse themi, se kanë shkëlqyer. 

E përgëzojmë kryetarin e SHKA “Medvegja”, z.Sylejman Musliu, i cili me shumë përkushtim po e mbanë këtë shoqëri dhe vërtet shkëlqyen me këngë e valle, prej grupit të të rinjëve e deri te grupi “Musa Neziri”, ku me këngë patriotike, dëshmuan, se janë të mrekullueshëm, prej anëtarit të pare e deri tek i fundit. Sofra në skenë, i jepte edhe më shujmë hijeshi, ku rreth saj ishin të rrethuar, të rinjë e të reja, por edhe të moshuar, që tregon, se kjo Shoqëri është një familje e plotë me medvegjas.

Në skenë u panë edhe miq zviceran, si edhe herave të tjera dhe folën fjalët më të mira për komunitetin tonë dhe në veçanti për shoqatën. Atëherë kur shihej, se përfunduan fjalimet, doli në skenë këngëtari i merituar, z. Malësor Prënkoçaj, ku me këngë të bukura dhe të përcjellura me sint nga mjeshtri Avni Neziri, bëri që të rinjtë e të rejat, të fillojnë vallen dhe më pastaj, iu bashkangjitën e thuajse e gjithë salla. Këngë pas këngë e me flamuj në duar, veprimtarët medvegjas, si Ismet Selmani, Fadil Selmani, Zenel Neziri, Zejnullah Namani etj, të vallëzojnë deri në orët e para të mëngjesit. 

Është përmendur e po përmendim përsëri, se është e pamundur, të shohësh diku, tre kryetarë së bashku, Ismet Selmani, Zenel Neziri dhe Zejnullah Namani, tre atdhetarë, që drejtuan shoqatën me vite dhe ndihmuan shumë atdheun.

Në manifestimet e SHH “Medvegja” është edhe diçka e veçantë, sepse marrin pjesë me familje dhe nuk mundesh të shohësh dikend, që hynë pa e paguar hyrjen, që përmes kësaj pagese, ata paguajnë shpenzime që dalin për mbrëmjen dhe natyrisht ndihmojnë aty ku ka nevojë. Këngë e valle, edhe nga këngëtarja Leta, afrohet edhe përfundimi i kësaj feste, por këngëtari Malsori, plotësoi edhe dëshirat e patriotëve që ishin në sallë, e që kishte edhe nga Drenica, Dukagjini e Malcia, me këngë patriotike që lirisht mundemi të themi, moti nuk ishin dëgjuar.  Në fund të kësaj feste, që kaloi me shumë sukses, pa asnjë incident, por me argëtim maksimal, kryetari i SHH “Medvegja”, z.Zejnullah Namani, e përmbylli me këtp fjalë: “Të respektuar, edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve që ishit prezent, po besoj se kaluat mirë sonte, në këtë natë festive. Gëzuar datëlindjen e 11 të shtetit të Kosovës, zoti e bekoftë Kosovën, popullin tonë, Zvicrën, SHBA dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. I përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që e flijuan jetën për këtë Dardani. Të jemi të bashkuar edhe më shumë e të mos ndalemi për Medvegjë e tokat shqiptare. Mos harroni, të kontribuojmë edhe për këtë muaj solidariteti”. Fjala e fundit e këtij reportazhi është: “Medvegjas, mbahuni të fortë dhe mos u ndalni. Zoti e bekoftë Medvegjën, tokat shqiptare dhe miqtë tanë kudo që janë ata”. / Përgaditi: Dashnim HEBIBI.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...