Edhe në mërgatë përkujtohen demostratet e 81-shit - Bota Sot
Edhe në mërgatë përkujtohen demostratet e 81-shit

Zvicra

Edhe në mërgatë përkujtohen demostratet e 81-shit

Nga: Shefqet Cakolli Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:45
Zvicër

Në organizimin e LVV-së për Zvicër dhe pika në Raperswill të St.Gallenit, në mesin e shumë bashkatdhetarëve dhe protogonistëve të demostratave të vitit 1981 në Prishtinë, u evokuan kujtime dhe rrëfime të asaj ngjarje me rastin e 38 vjetorit të saj.

Salla e dekoruar enkas për këtë ngjarje të veqant ishte z`bukurua me flamuj dhe plakata të përkujtimit të kësaj date të madhe të popullit tonë, përfëshirë këtu edhe me koridorin e madhë me pirografi dhe mozaiqe të autorit tash më të njohur në Zvicër e gjetiu Sylë Mujaj, i cili kishte ardh nga Lugano për të qenë pjesë e këtij manifestimi me punimet e veta, gërshetuar në gërvishje dhe mozaiqe të ndryshme me figura të aktualitetit tonë, përfëshir këtu edhe veshjet kombëtare, mandej figurat emblematike të popullit tonë si dhe abstrakte të tjera, me çka zgjoj kurreshjtje te të pranishmit, deri sa po bëheshin gati të hynë në sallën e cila u përmbush nga të pranishmit. Edhe këndi i librave të autorëve të ndryshëm, së bashku me ushqimet e ekspozuara dhe pijeve freskuese të bënin përshtypje se gjithëçka ishte mendua mirë nga organizatorët për të pranishmit që vinin e shtoheshin nga çasti në çast.

Për këtë tubim ishte formuar edhe Këshilli Organizativ i përbërë prej: Agim Sylejmani, nënkryetari i dytë i Qendrës së LVV për Zvicër, Ilmi Cakolli, anëtar i kryesisë së LVV Qendra në Zvicër, (kryesusë), Hamdi Mehmeti, kryetar i Pikës Obersse-St.Gallen dhe në KP, Blerim Metaj, sekretar i Pikës.

Image

Me intonimin e hymnit kombëtar nën dekorimin e anëtarëve të dy shkollave të vallëzimit, që ishin ftua vetëm për këtë ngjarje si SH.SH.V “SHOTA” në Aarau dhe SH.K.A “DARDANIA” në Winterthur, si dhe me këndim të Dije Shaqa – Sefa, filloj kështu ky manifestim kaq i rëndësishëm i kësaj ngjarje.

Pas hymnit kombëtar dhe një minut heshtje për gjithë të rënët e qështjes sonë kombëtare, dy konferensierët; Agim Sylejmani dhe Vjosa Kryeziu – Krasniqi, që moderuan tërë programin ata ftuan në skenë së pari Ilmi Cakollin si kryesues i këtij manifestimi për një fjalë rasti lidhur me këtë ngjarje.

Duke i përshëndet të pranishmit dhe duke i faleminderu të gjithë për pjesëmarrje ai mes tjerash tha: “Ishte Pranvera '81 ajo që vetëdijësoj më shumë se kushdo e çkado qoftë tjetër masat e gjera të popullit tonë duke e bërë rizgjimin tonë kombëtar dhe duke ngritur në një nivel të lartë atdhedashurinë dhe aspiratën e flaktë të bashkimit me nënë Shqipëri”.

Më pas u lëshua një video dokumentar enkas për ato ngjarje, me çka zgjoj kurreshtje edhe te publiku duke ju kthye mbrapa mendejn dhe kujtimin e atyre ditëve të vështira të kombit tonë, shumë nga ata edhe pjesëtarë të asaj ngjarje.

Në shenjë kujtimi të ngjarjeve të Pranverës '81, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit "Shota" në Zvicër interpretojë vallen e njohur të demonstratave '81, të cilën valle e ideoi dhe realizoi në skenë virtuozi i skenës shqipe të vallëzimit, tani më jo në mesin tonë, i paharruari artisti i madh Agron Bajrami, me çka anëtarët e kësaj shkolle u paraqiten me përgjegjësi të madhe para publikut që po i kujtonin ato ngjarje, edhe përmes valles dhe skenës, prej nga shumë nga publiku u emocionuan me shumë arësye.

Image

Më pas u ftua edhe protogonisti kryesor i asaj ngjarje Hydajet Hysenin – Kaloshi, që shpalosi kujtime të veqanta për atë datë dhe ndërlidhi edhe ngjarjet e më vonëshme që në një form ishin të ndërlidhura njëra me tjetren deri më sot, ai mes tjerash tha: “Motra dhe vëllezër ngjarja e demostratave të vitit 1981, ka bërë që populli të vetëdijësohet dhe të filloj të mendoj për të drejtat e veta, pas shumë përpjekjeve të shumta të viteve të më parëshme si demostratat e vitti 1968 e më pas, gjë që rezultoj me frymën revulocionare të pranverës së 81-shit.”

Më pas vogëlushja Ulpijana Miftari, anëtare e Shoqërisë Kulturore Artistike “Dardania” recitojë vargje: "Për bashkim kombëtar" si dhe ekzekutojë me flaut "Gjamadani vija vija", më pas në skenë u ftua Dije Shaqa - Sefa, e cila interpretoj këngën "Rrjedh në këngë e ligjërime".

Pas fjalës së të ftuarit nga Kosova dhe njëherit deputeti i Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, i cili ishte ftua enkas në këtë manifestim, në sken u ngjitën anëtarët e orkestrës së SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri të cilët i kënduan bashkimit kombëtar me këngën “Thëret Prizereni” kënduar nga Hamit Shillova, Niman Ahmeti, Musli Lecaj, Isak Ibrahimi dhe grupi i orkestrës, si dhe këngën për dëshmorin e kombit Jahja Danuza, i cili ra dëshmor në kufirin shqiptaro-shqipëtar në vitin 1999 në Shishman, si pjesëtar i UÇK-ës.

Image

Pas ktyre këngëve që zgjuan interesim te publiku, po ashtu vajza e vogël Diana Miftari po ashtu anëtare e SH.K.A “Dardania” recitoj vjershën: "Bac nuk u kry!".

Në mesin e të ftuarëve nga Kosova ishte edhe Avni Dehari, një veprimtar i palodhshëm, i denj dhe i pathyeshëm i çështjes kombëtare dhe baba i dy dëshmorëve më të ri të Republikës së Kosovës, Arbnorit dhe Astritit. Avniu në kohën e Pranverës '81 ka qenë mësimdhënës në Kumanovë, duke mbështetur fuqimisht kërkesat gjithëpopullore në Kosovë. Ai mes tjerash përkujtoj edhe vitet e mërgatës dhe angazhimin e kurbetëqarëve në të gjitha periudhat më të rëndësishme të historisë sonë.

Më pas në sken doli edhe Jashar Alia, i cili ishte edhe pjesëtar i luftës së fundit, me çka rrëfeu ngjarjet e vitit 1981 si pikënisja e revolucionit popullor për një Republik në kuadër të ish Jigosllavisë së atëherëshme.

Për të vijua me programin dhe skenarin e paraparë nga organizatorët, moderatorët ftuan në skenë Shoqërinë Kulturore dhe Artistike “Dardania” nga Winterthuri, të cilët kishin pregadit vallen për Hamëz Jasharin, enkas për këtë manifestim, në koreografinë e Shefqet Cakollit, me çka zgjoj një kurreshtje mbresëlënëse ekzekutimi i shkëlqyeshëm i grupit të vallëtarëve të cilët përshkruan përmes valle në kombinim rënjen e familjes Jashari dhe daljen e UÇK-së, në skenë, për të fituar lirinë që sot e kemi.

Më pastaj për ngjarjet e demostratave të 81-shit, në skenë u ftua edhe njëri prej ish të burgosurëve politik e njëkohësisht një piktor i njohur në mesin e kurbetçarëve, Sylë Muja, i cili po ashtu elaboroj kujtime të asaj kohe, duke e lidhur edhe me aktualitetin tonë politik dhe ngjarjet që po na përcjellin në ditët e sotme.

Duke ju afrua edhe fundit të programit të fundjavës së kaluar, në skenë u ftua edhe veterani këngëve rapsodike dhe djali i rapsodit të pavdekshëm Dërvish Shaqa, Shpend Shaqa, ku i këndoj demostratave dhe këngë te babit të tij, i cili ktheu në nostalgji të pranishmit.

Organizatorët kishin pregaditë edhe nga një libër për të gjithë ata që kontribuan për mbarëvajtjen e këtij manifestimi në shej respekti, libra morën: Hydajet Hyseni, Avni Dehari, Beqir Beqa, Halit Nexhaku, Hamdi Mehmeti, Liburn Aliu, Fatime Ademi, Nysret Hajdari, Sylë Mujaj, SH.SH.V “ Shota” dhe SH.K.A “Dardania”.

Krejt në fund SH.SH.V “Shota” në Aarau përfundoj programin artistik me vallen e marshit të UÇK-ës, të cilët prezentuan ushtrinë tonë të lavdishme të lulfës së fundit përmes valles dhe ides së koreografit të ndjer Agron Bajrami.

Rastisi që për ditëlindjen e veprimëtarit dhe të burgosurit të qështje sonë kombëtare Hydajet Hysenit - Kaloshi ti bëhet një befasi, nga organizatorët ku ju kishte pregadit një torte si shenjë respekti për te.

Në fund u ftuan të pranishmit ti shijojnë ushqimet dhe pijet tona tradicionale, dhe ekspoziten e piktorit Sylë Mujaj, së bashku me librat që ishin ekspozu në këndin e koridorit të sallës në Raperswil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...