Në Domdidier mbrëmje letrare me shkrimtarin e publicistin Daniel Abimi - Bota Sot
Në Domdidier mbrëmje letrare me shkrimtarin e publicistin Daniel Abimi

Zvicra

Në Domdidier mbrëmje letrare me shkrimtarin e publicistin Daniel Abimi

Nga: LL.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:12
Librat e Daniel Abimit

SHKMT Jehona dhe Komuna e Bujanovcit nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Z. Shaip Kamberi dhe përfaqsuesit për diasporë z. Agron Rrahimi mban orë letrare prezentuese me krijuesin dhe publicistin e njohur nga Lugina me prejardhje nga Tërrnovci i Madh z. Daniel Abimin.

Mbramja letrare mbahet të shtunën me 23.03.2019 në Domdidier afër Avanshës në sallën te stadiumi i qytetit të Domdidier dhe fillon ora 19.30.Për info 076 367 90 72

Jeni të gjithë të mirëseardhur !

SKMT JEHONA-Zvicër

Komuna e Bujanovcit – Kryetari 

SHAIP KAMBERI

Daniel Abimi, me prejardhje nga Tërrnovci i Madh (Lugina e Preshevës), jeton në Lozanë dhe punon në qeverinë e kantonit të Vaud-it, në Departamentin e Financave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si përgjegjës për misionet strategjike. Është një figurë eminente në Kantonin e Lozanëse më gjërë. për shumë vite punoi si gazetar në gazetën “24 orë”. Ai gjithashtu ka shërbyer për 10 vjet si delegat i Kryqit të Kuq (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq). Është anëtar i komitetit të Institutit zviceran për studimeve shqiptare (ISEAL) dhe autor i shumë romaneve, të mirëpritur nga lexuesit zviceran. Daniel Abimi është antar nderi i SHKMT JEHONA- Zvicër

Daniel Abimi : «Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit të ushtrisë (së Jugosllavisë) në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje. Ai kishte kaluar dy vjet në një kamp refugjatësh në Triestë, para se të përkujdesej për të Kryqi i Kuq dhe të dërgohet në Zvicër. Ai nuk mund të kthehej më në Tërnovc tërë jetën dhe nuk arriti ta shohë të atin e tij përsëri përveç një herë, në vitin 1971, në Stamboll. Nëna e tij kishte vdekur pa pasur mundësi ta shohë përsëri. Unë isha 6-vjeçar kur e kam shoqëruar për të njohur gjyshin tim.»

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...