BBC: 7-vjeçari nga Lipjani u ther me thikë nga 75-vjeçarja

Zvicra

BBC: 7-vjeçari nga Lipjani u ther me thikë nga 75-vjeçarja

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Një djalë shtatëvjeçar ka vdekur pasi u godit me thikë në rrugë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla në qytetin zviceran të Bazelit, shkruan BBC.

Prokurorët thanë se një grua 75-vjeçare zvicerane u arrestua pasi u vetë dorëzua për kryerjen sulmin “makabër” të enjten pasdite.

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues dhe vdiq nga lëndimet e marra në spital.

Motivi për sulmin me thikë nuk është ende i qartë dhe policia po kërkon që të paraqiten dëshmitarët.

“Kalimtarët kishin parë një grua të moshuar të largohej nga vendi i ngjarjes,” tha Detective Inspector Peter Gill për mediat lokale.

Çfarë ndodhi?

Sipas hetuesve, djali ishte duke ecur në shtëpi kur ai u sulmua papritmas rreth orës 12:45 lokale (11:45 GMT) në St Galler-Ring.

“Djali ishte i plagosur rëndë në trotuar kur mësuesi kalonte me një biçikletë,” tha zëdhënësi.

Ai, thirri shërbimet e emergjencës, por djali vdiq në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit përkundër intervenimit të mjekëve që kryenin kirurgji emergjente.

Ndërsa policia e Bazelit nisi një kërkim në zonë, një grua hyri në zyrën e prokurorit publik dhe u tha zyrtarëve se ajo ishte përgjegjëse për të sulmuar një fëmijë.

Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe të dyshuarit, i cili aktualisht po merret në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat