Detaje të reja: Kur 7 vjeçari nga Kosova u ther me thikë, mësuesi ishte pak metra mbrapa tij

Zvicra

Detaje të reja: Kur 7 vjeçari nga Kosova u ther me thikë, mësuesi ishte pak metra mbrapa tij

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një djalë 7 vjeçar me origjinë nga Kosova, vdiq në spital pasi u ther me thikë në qafë nga një e moshuar 75 vjeçare, derisa dajli po kthehej nga shkolla. Kur ndodhi krimi i tmerrshëm, mësuesi i djalit ishte në biçikletë, vetëm pak metra mbrapa.

Sipas gazetës zvicerane, Blick, fëmija vdiq në spital menjëherë pas sulmit që ndodhi të mërkurën rreth orës 12 e 45.

Djali po kthehej në shtëpi nga shkolla, dhe vetëm 200 metra larg oborrit të shkollës u sulmua me thikë nga një pensioniste. Pas disa goditjeve, fëmija u rrëzua në trotuar.

Në momentin e sulmit, mësuesi i shkollës së djalit ishte në biçikletë pak metra larg. Ai ishte i pari që preku fëmijën dhe menjëherë thirri shërbimet emërgjente.

Djali i plagosur rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar në Basel ku ai u operua urgjentisht, por pavarësisht nga lufta afatgjate për të ja shpëtuar jetën, mjekët nuk arritën të kenë sukses.

Gazeta lokale “Basler Zeitung” transmeton deklarata nga dëshmitarë të cilët thanë se fëmija ishte therur në qafë.

Mediat raportojnë se zjarrfikësit erdhën menjëherë dhe e pastruan gjakun nga trotuari.
Disa orë pas sulmit, një grua e moshuar, një shtetase zvicerane, u dorëzua në polici, e cila pranoi se kishte vrarë fëmijën, por nuk donte të zbulonte motivet për këtë krim monstruoz.

Nëna e fëmijës u njoftua për krimin vetëm pas disa orësh.

Përndryshe, nëna, jeton prej shtatë vitesh atje, ndërsa burri i saj ishte rritur në Basel. Në kohën e vrasjes babai i fëmijës ishte në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat