Nëna e vajton 7-vjeçarin në vendin e krimit: Vrasësja shkatërroi jetën tonë, ma mori lulen më të bukur

Zvicra

Nëna e vajton 7-vjeçarin në vendin e krimit: Vrasësja shkatërroi jetën tonë, ma mori lulen më të bukur

Nga: N.Sh & A.Zh Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:01
Pamje kur nëna e Mërgimit vizitoi vendin e krimit

(E plotësuar) - Është më e keqja që mund t’i ndodhë një nëne: fëmija i saj nuk i erdhi më në shtëpi nga shkolla. Për Fatma L., ky tmerr u bë realitet dje.

Djali i saj Mergimi u vra në rrugë duke u kthyer nga shkolla. Një grua 75 vjeçare zvicerane është raportuar të ketë plagosur fatalisht djalin me thikë.

Motivi sipas gazetës zvicerane Blick, mbetet ende i paqartë, përcjell Bota sot.

Image

Por sipas prokurorisë, sulmuesja ishte mentalisht e paqëndrueshme.

Nëna e djalit ka folur për herë të parë pas krimit horror, duke thënë se e moshuara mori “lulen më të bukur” nga ajo.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë është zhdukur! Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, ka thënë ajo duke qarë.

Image

 

Nuk ishte hera e parë që djali i saj po shkonte vetëm në shtëpi.

Fakti që nuk e din motivin e vrasësjes e bën veçanërisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njohim fajtoren. Unë kurrë nuk e kam parë atë dhe unë nuk e di pse e vrau djalin tim. Cila mund të jetë arsyeja për një akt të tillë? Ajo shkatërroi jetën tone”, është shprehur nëna e djalit të vrarë.Fatma L. është trajtuar në spital ditët e fundit.

“E pashë Mergimin për herë të fundit dy ditë më parë. Ai më ka vizituar në krevat. Ai ishte aq i lumtur”, ka thënë ajo.

Sot familja do të varrosë shtatëvjeçarin në atdheun e tij në Kosovë.

Image

Një ditë pas sulmit të tmerrshëm, Fatma L. vizitoi vendin e krimit. Ajo ra në gjunjë para luleve të hedhura dhe qirinjve dhe shpërtheu në lot.

***

Nëna e shtatë vjeçarit shqiptar, e ka vizituar vendin e krimit, ku djali i saj u qëllua për vdekje nga një e moshuar zvicerane.

Një ditë pas gjakderdhjes së tmerrshme në rrethin e Gotthelf në Basel, prokuroria njofton detaje të reja të vrasjes.

Pensionistja 75 vjeçare e ka sulmuar shqiptarin Mërgim L. 7 vjeçar e më pas e raportuar aktin e tmerrshëm me një SMS.

“Një krim mizor tronditi Baselin dhe të gjithë Zvicrën të enjten”, shkruan gazeta zviceranë Blick.

Nxënësi shqiptar, ishte therru me thikë në rrugë nga e moshuara.

Djali është plagosur rëndë në qafë, ndërsa banorët kanë rrëfyer se aty isthe mbushur një pishinë e madhe gjaku.

Image

Blick, raporton se, pensionistja 75 vjeçare është shtetase e Zvicres, e cila në lagjën Gotthelf, kreu krimin e tmerrshëm, kur fëmiu shqiptar, pasi përfundoi shkollën morri rrugën për shtëpi. Afër 200 metra larg shkollës ndodhi krimi që tronditi Zvicrën dhe mbarë shqiptarët.

Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Basel, nuk ka dashur të komentojë rastin. "Tani sqarojmë cilat mesazhe janë marrë me telefon ose SMS", thotë Gill.

Arma e vrasjes me të cilën djali ishte "i prerë në qafë", mund të sigurohej sipas Gill.

Kërkohet paraburgimi për gruan e moshuar, por mbetet e paqartë se pse ndodhi krimi.

Megjithatë, bazuar në gjetjet fillestare, do të kishte "dyshime për natyrën fajtore të të akuzuarit".

Kryerësi, i cili jeton në Basel, tani po pëson ekzaminime psikiatrike.

Policia supozon se autori i veprës penale nuk njihte as familjen e Mergimit, as djalin personalisht.

Ndërsa, një komision i posaçëm u ngrit për të hetuar vdekjen e Mërgimit të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat