Zbulohen detaje të reja për gruan që vrau shqiptarin: Kishte mbi 100 mijë franga borxhe dhe kujdestar

Zvicra

Zbulohen detaje të reja për gruan që vrau shqiptarin: Kishte mbi 100 mijë franga borxhe dhe kujdestar

Nga: A.ZH Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:49
Pensionistja 75-vjeçare që sulmoi Mergim L., kishte falimentuar dhe kishte më shumë se 100,000 franga borxhe

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova, nga një grua e moshuar në rrethin e Basel Gotthelf, Zvicër.

Sipas raporteve të mediave zvicerane, pensionistja 75-vjeçare që sulmoi Mergim L., kishte falimentuar dhe kishte më shumë se 100,000 franga borxhe, përcjell Bota sot.

Nxënësi Mergim L. është goditur me një thikë nga e moshuara derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi. Djali ishte plagosur rëndë në qafë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital pas lëndimeve të marra.

Kryerësja e krimit fillimisht kishte ikur nga vendngjarja, por më pas është dorëzuar në polici. Pensionistja 75-vjeçare është shtetase zvicerane.

Siç është raportuar nga "Tele Basel", 75-vjeçarja është e njohur për autoritetet policore. Ajo kishte mbi 100,000 franga borxhe.

Image

Kjo u pasua nga procedura e falimentimit. Që nga viti 2008 gruaja kishte një kujdestar. Deri në qershorin e vitit të kaluar ajo dihet të ketë jetuar në një apartament, vetëm rreth 2 kilometra larg vendit të krimit.

Më pas, nuk dihet se ku kishte jetuar gruaja me prejardhje nga Lucerne.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për gruan e moshuar.

Gruas janë duke iu bërë ekzaminime psikiatrike.

Policia supozon se autorja e veprës penale nuk njihte as familjen e Mergimit, as djalin personalisht.

Një komision i posaçëm u ngrit për të hetuar vdekjen e Mergimit të vogël./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat