Shkolla e 7-vjeçarit që u ther me thikë në Bazel, e tronditur nga rasti

Zvicra

Shkolla e 7-vjeçarit që u ther me thikë në Bazel, e tronditur nga rasti

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:34
Ilias Mahmuti

Pas vdekjes së dhunshme të nxënësit të klasës së parë në Bazel të Zvicrës, shkolla ku djali i ndjerë po ndiqte mësimin, janë shprehur të tronditur nga rasti. Në një njoftim për vdekjen e Ilias Mahmutit, nga kjo shkollë kanë shprehur ngushëllime për familjen e 7- vjeçarit.

“Të tronditur nga rasti që i ndodhi nxënësit të klasës së parë, djali ishte viktimë e një dhune të pabesueshme, lutjet tona janë me familjen e djalit dhe të afërmit e tij”, thuhet në njoftimin nga shkolla.

Djali ishte therur të enjten që shkoi, pak pasi që kishte kryer mësimin, nga një grua e cila mendohet të jetë me probleme mendore.

75-vjeçarja e sulmoi me thikë në fyt djalin dhe ai mbeti i plagosur rëndë e pastaj vdiq në spital, pas plagëve të marra.

E dyshuara rrëfeu edhe para prokurorisë për krimin, ndërkaq, sipas saj as nuk e njihte fëmijën apo familjen e tij. Momentalisht ajo po ekzaminohet në psikiatri.

Veprimi i përgjakshëm i së enjtes ngjalli interes të madh në publik. Në Bazel u protesua të shtunën, e ku morën pjesë mijëra qytetarë, përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë.

7-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit të shtunën në varrezat e qytetit në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat