Shoqata “Skivjani” në Zvicër investon për sheshin në qendër të fshatit të vendlindjes - Bota Sot
Shoqata “Skivjani” në Zvicër investon për sheshin në qendër të fshatit të vendlindjes

Zvicra

Shoqata “Skivjani” në Zvicër investon për sheshin në qendër të fshatit të vendlindjes

Nga: Ramiz Lushaj Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:59
Pamje nga punimet

Shoqata “Skivjani” me seli në Zvicër, e cila në kuadrin e saj përfshinë mërgimtarët skivjanas të emigruar në Zvicër, Europë, SH.B.A. dhe vende të tjera, ka riaktualizuar veprimtarinë e saj në prillin e vitit të kaluar.

Pikërisht në përvjetorin e riaktualizimit të punës së saj, kjo Shoqatë ka marrë përsipër investimin e realizimit të plotë të Sheshit në qendër të fshatit Skivjan, të komunës së Gjakovës.

Mërgimtarët skivjanas të mërguar anë e mbanë botës si dhe qytetarë të tjerë me vlera humane, kanë kontribuar modestisht me anëtarësinë dhe donacionet e tyre si rezultat i së cilës ka ardhur edhe deri te konkretizimi i projektit për ndërtimin e Sheshit në qendër të fshatit Skivjan.

Image

Realizimin e punimeve është duke e bërë ndërmarrja e mirënjohur “Letaj“, e cila ka premtuar dorëzimin me kohë të kësaj vepre me rëndësi jetike jo vetëm për fshatin tone, por edhe më gjerë.

Shoqata “Skivjani” në Zvicër, kryesia dhe strukturat e saj falenderojnë mërgimtarët skivjanas si dhe qytetarët e tjerë për kontributet e tyre në formë anëtarësie dhe donacionesh dhe u shpreh atyre mirënjohje të pafund.

Image

 

Po ashtu një falënderim u shkon edhe strukturave të fshatit Skivjan, arkitektit, komisionit për mbikqyrjen e punimeve si dhe institucioneve ligjore të komunës së Gjakovës, të cilët kanë kontribuar me mbështetjen e tyre për realizimin e kësaj vepre.Ndërtimi i sheshit ka filluar është në hovin e punimeve dhe pritet të inaugurohet me rastin e manifestimit të ditës së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan.

Shoqata “Skivjani” edhe një herë u bënë thirrrje të gjithë mërgimtarëve skivjanas në të gjithë botën, të cilët kanë të ardhura të rregullta, që të bëhen pjesë e Shoqatës duke paguar anëtarësinë e përcaktuar nga Kuvendi i saj.

Image

Projekti në realizim është vetëm fillimi i punëve të mira e të mbara për fshatin tonë. Shpresojmë fuqimisht në vlerat humane të qytetarëve tanë në botën e jashtme dhe jemi plot optimizëm se së bashku mund ta bëjmë fshatin tonë shembull edhe për fshatrat tjera të komunës së Gjakovës dhe më gjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...