Edhe kjo ndodhë: Gjirafën e pagëzojnë me emrin e shqiptarit në një kopsht zoologjik në Zvicër

Zvicra

Edhe kjo ndodhë: Gjirafën e pagëzojnë me emrin e shqiptarit në një kopsht zoologjik në Zvicër

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:43
Gjirafa e posalindur në kopshtin zoologjik të Rhénan (BS) ka 71 kg dhe është pagëzuar me emrin Qëndrim

Gjirafa e posalindur në kopshtin zoologjik të Rhénan (BS) ka 71 kg dhe është pagëzuar me emrin Qëndrim. Ky emërim ka shkaktuar reagime dhe zhurmë te madhe në rrjetet sociale në Zvicër. Me këtë zhurme janë marrë edhe mediat zvcerane, shkruan “Presheva jonë”.

Qëndrim është gjirafa, yll i komuniteti shqiptar (“Qendrim le girafon, star de la communauté albanaise“) është ky titulli i gazetave zvicerane.

Shqiptarët ndjehen të provokuar më këtë emër. Reagime dhe zhurma në Instagram pse gjirafa të mbajë emrin e shqiptarit?

Shqiptarët e Bazelit u pyetën pse një emër shqiptar ishte zgjedhur nga kopshti zoologjik i qytetit të Rinit. Shpjegimi është i thjeshtë, thotë Tanja Dietrich, zëdhënëse e parkut të kafshëve. “Çdo vit, të sapolindurit në gjirafë mbajnë një emër që fillon me të njëjtën shkronjë, siç është rasti për shembull për kuajve dhe pelave. Dhe këtë vit është letra Q… ”

Por, ky emërim është konsdieruar si nënçmin dhe provokim. Madje disa të anketuar dyshojnë dhe flasin se pas këtij emërimi mund të qëndrojnë serbët apo rusët që punojnë në këtë kopsht zoologjik.

Media ka kontaktuar disa pjesëtarë të komunitit shqiptar në Zvicër të cilët janë treguar mjaft kritik me emërimin e një kafshe me emrin e nje shqiptari?! Madje shqiptarët në Zvicër ndjehen të provokuar me këtë emër, duken sikur janë vënë në lojë në rrjetet sociale ende pa u ter lotët e vrasjes së nxënësit 7-vjeçar po ashtu në Bazel të Zvicrës (ku gjendet gjirafa me emrin e shqiptarit-Qëndrim) se mbytur nga një zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat