Kontributi historik i Degës së LDK-së në Zvicër

Zvicra

Kontributi historik i Degës së LDK-së në Zvicër

Nga: Haki Latifi Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:41
Haki Latifi

Sot më 29 prill mbushen plotë 29 vjet punë, mund, kontribut e sakrificë të LDK-së në Degën e LDK-së në Zvicër.

Pas formimit të LDK-së në Kosovë, ajo shtriu rrjetin e vet me degët e nëndegët, me aktivet e klubet në tërë Evropën Perëndimore, SHBA e Australi. Sipas modelit të Kosovës, ku vepronte me shumë intensitet në të gjitha shtetet ku pati shqiptarë.

Andaj, viti 1990 për shqiptarët në Zvicër ishte njeri nga vitet më të angazhuara dhe takimeve deri atëherë të jashtzakonshme dhe gati edhe të pamundshme por të arritshme, që kishte si qëllim kryesor formimin e Nëndegëve dhe të këshillave rajonale, që kishte për qëllim shtrirjen e organizimit të Degës së LDK-së në Zvicër në çdo cep të Zvicrës!

Fal këti angazhimi gjatë vitit 1990-91 u formuan 56 nëndegë me mëse 300 këshilla të Nëndegëve, gjë që u mahnitën edhe zviceranët për këtë organizim të kësaj Dege.

Mërgimtarët shqiptarë, anëtarësia e kësaj Dege, ishin në ballë të zhvillimeve dinamike, në krye të proceseve, e gatshme të sakrifikonin çdo gjë për të ndihmuar institucionet e posaformuara të Republikës së Kosovës, vëllezërit e motrat, bashkëkombësit që ishin në nevojë. Në të cilën bashkë me mërgimtarët shqiptar të Degëve të LDK-së jashtë vendit, e mbajtën barrën e financimit më shumë se një dhjetëvjetësh.

Gjatë kësaj periudhe 29 vjeçare, kjo Degë ishte ndër shtyllat e rëndësishme në organizimin e shqiptarëve në Zvicër, e cila nderoi vazhdimisht kontributin e armatës së tërë, të aktivistëve të LDK-së deri më sot, të atyre që u sakrifikuan dhe nuk janë më me ne dhe të gjithë atyre që sot vazhdojnë betejën për realizimin e ëndrrës së gjeneratave falë të cilëve ne kemi një trashëgimi të mirëfilltë politike dhe historike siç është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veprimtarët, aktivistët dhe personalitetet që kanë vepruar në kuadër të kësaj Dege, kanë dhënë kontribut të çmuar për organizimin, inegrimin dhe mbajtjën e frymës së Degës së LDK-së dhe Kosovën.

Veprimtarët e Degës së LDK-së në Zvicër, meritojnë që ky kontribut të vlerësohet nga Qendra e LDK-së në Prishtinë dhe nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe të përkrahet më tutje si vlerë e jona e përbashkët. Kjo Degë me përkushtim, përkunder sfidave dhe pengesave që i tejkaloj ndër vite, përkrahu dhe punoi pa u ndalur, për të vazhduar rrugën e trasuar nga lideri i saj historik, Dr.Ibrahim Rugova, për një shtet të zhvilluar dhe pjesë e familjes së madhe evropiane.

Tani rruga jonë për ta bërë shtetin është realizuar. 

Duke vlerësuar kontributin e LDK-së, si partia e parë politike, e cila guximshëm u themelua nga grupi i intelektualëve të Kosovës dhe elitës kulturore, nga njerëzit e librave dhe të dijes. Periudha gati tre dekadëshe e Degës së LDK-së në Zvicër, lidhet ngusht me veprimtarinë dhe udhëheqjen themeluesit tonë dhe themeluesit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të ardhur deri te realizimi i ëndrrës shekullore të shqiptarëve.

Vlenë të theksohet se, formimi i Degës së LDK-së nuk ishte mohim apo konkurrim i organizimeve të mahershme ilegale - po ishte e kundërta - tentim për bashkim në një platformë të përbashkët demokratike, për të ralizuar ëndrrën shekullore të shumë breznive, si qëllim kryesor qlirimin e Kosovës nga sundimi serb dhe bërjen e shtetit të Kosovës!

Pas shtrirjës së organizimit të kësaj Dege në tërë Zvicrën, në fillim u është formuar Fondi Humanitar gjithëkombëtar, pastaj ky fond është shëndruar në fondin e Tre përqindshit, në të cilën është menagjuar nga ish Qeveria e Republikës së Kosovës në Egzil, pastaj kujdes të veçant ju është kushtuar informimit në të cilën në kuadër të kësaj Dege janë botuar; Gazeta „Demokracia“, gazeta , „Informattionsblatt“, „Hapi“, si dhe botoi Monografinë e saj.

Njëherit pas themelimit të kësa Dege, janë ndërmarr nismat e para për pregatitje ushtarake për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. 

Ku roli i Degës së LDK-së në Zvicër ishte edhe rezultat i nismave në koordinim me qendrën e LDK-së në Prishtinë, z. Fehmi Agani, Zyrës së përfaqësisë së Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Ali Aliu si dhe në bashkëpunim me Degën e LDK-së në Gjermani janë ndihmuar dhe dërguar grupet e para për stërvitje në Shqipëri, siq ishin; Salih Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë të t‘jerë.

Dërgimin i këtyre grupeve guerile, është bërë me miratimin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në kontakt me koordinatorin për çështje politike dhe ushtarake dhe në marrëveshje Tiranën, gjegjësisht me Ramiz Alinë, i cili ka pasur një rol të pozitiv është arritur marrëveshja që në Shqipëri të dërgohen për ushtrime, grupet e para ushtarake

Njëherit kjo Degë, kontriboi dhe ndihmoi me ndihma materiale Partinë Demokratike të Shqipërisë gjatë vitit 1991-1992 si dhe shumë aksione humanitare, duke ndihmuar edhe Drejtëpërdrejt FARK-un,  UÇK me mjete maeriale e logjistike.

Nga kjo Degë përveç ndihmave të vazhdueshme u dërguan armatime luftëtarëve të lirisë, në të cilën u blenë me paratë e mërgimtarëve shqiptarë, u financuan ofensivat e UÇK-së nga këto fonde. Ku nga kjo Degë pati shumë burra që e dhanë jetën për atdhe. 

Për fat të keq kjo Degë dhe Degët simotra të LDK-së jashtë vendit do të qëndronin të tilla, të forta, solidare të gatshme të kontribuonin për atdheun, sikur të mos ndodhte një paradoks i dhimbshëm- me çlirimin e Kosovës, me vetëdije apo pa të, institucionet vendore filluan t’ia kthejnë shpinën diasporës!!

Njëherit kjo Degë, në Zvicër u priu dhe përkrahu ngjarjet politike në Kosovë, sensibilizoj opinionin zviceran, veçanërisht opinionin e qarqet politike të Zvicrës me demonstrime masive, me letra e peticione, me takime me politikanë me ndikim etj..

Andaj, mendoj se edhe nga kjo distancë e themelimit të kësaj Dege, me plotë meritë them se, LDK ishte dhe mbetët truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që dodhen.

LDK dhe Presidenti Rugova janë projektuesit e Kosovës moderne, Kosovës së Lirë dhe të Pavarur.

Dega e LDK-së në Zvicër që nga themelimi ka pasur deri më tani gjashtë kryetarë dhe ata janë: z.Shaip Latifi, 1990-94; z.Hajdar Sadria, 1994-99, z.Gani Syla, 1998-99; z.Hysen Gervalla, 2000-2006; z.Haki Latifi, 2007-17; z.Arif Baftiu, 2017-.

Urime për anëtarësinë dhe për të gjithë veprimtarët e Degës së LDK-së në Zvicër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat