Sot varroset mërgimtari i cili humbi jetën në Zvicër

Zvicra

Sot varroset mërgimtari i cili humbi jetën në Zvicër

Më: 30 prill 2019 Në ora: 07:28
Ardian Zeqiri

Të martën i jepet lamtumira e fundit bashkatdhetarit, Ardian Zeqiri, i njohur si heroi i punës, i cili tre ditë me parë ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër, derisa ishte në vendin e punës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Syriganë të Istogut, në ora 14:00, ndërsa kortezhi paraprakisht do të niset nga Skenderaj.

Ardian Zeqiri, 39 vjeçar, ka lënë pas vete 3 fëmijë. Sipas raportit zyrtar të policisë zvicerane, të shtunën rreth orës 12:27 minuta ka pësuar aksident me fatalitet. Në këtë aksident është lënduar edhe SH.R. i cili është duke u trajtuar në spitalin e Araut.

Ardian Zeqiri ishte pronar i firmës “A&A” dhe punëtorët e përshkruajnë si hero i punës, sepse në punët më të vështira nuk i lejonte punëtorët të punonin, por i kryente punët vet, duke mos rrezikuar jetën e punëtorëve.

Ardian ishte i angazhuar gjithashtu në shërbim të raporteve shqiptaro – zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat