Tragjeditë godasin shqiptarët në Zvicër – dy të mitur vdesin brenda dy muajve

Zvicra

Tragjeditë godasin shqiptarët në Zvicër – dy të mitur vdesin brenda dy muajve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:53
Njoftimi i familjes për Rinor Bunjakun

Për dy muaj në shtetin zviceran, ndërruan jetë tragjikisht dy të mitur nga Kosova. Me 21 mars, derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi, 7-vjeçari Ilias Mahmuti u vra me thikë nga një 75-vjeçare. Këtë të premte ndërkaq, 16-vjeçari Rinor Bunjaku u gjet i vdekur në binarët e trenit në Cyrih. 

Në mëngjesin e së premtes që kaloi (data 26 prill), në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut në Zvicër u gjet trupi i pajetë i një të riu.

Policia e Zvicrës pas ekzaminimeve konstatoi se bëhej fjalë për kosovarin 16-vjeçar nga Gjilani, Rinor Bunjaku nga Rumlangu i Cyrihut.

Për ngjarjen tragjike kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale edhe familjarët e të ndjerit. Babai i 16-vjecarit, Fatmir Bunjaku ka shkruar në Facebook se varrimi do të bëhet pas dy ditëve në Rumlang të Zvicrës.

“Me datën 03.05.2019 bëhet varrimi i djalit tim të dashur Rinorit në orën 13:00 në Rumlang”, ka shkruar Bunjaku, teksa pak orë më vonë ka bërë edhe një postim prekës dedikuar të birit të ndjerë.

Familja Bunjaku nga Gjilani kanë bërë të ditur edhe se pas të pamës e cila do të bëhet në Zvicër do të hapin të pame edhe në shtëpinë e tyre në Komunën e Gjilanit.

Mediat zvicerane kanë shkruar se ende nuk dihet saktësisht se si ka ndërruar jetë 16-vjeçari, teksa dyshimet e para janë se ai është goditur nga treni.

Lajmin për vdekjen e Rinor Bunjakut e kanë bërë të ditur edhe familjarët të cilët janë në Gjilan, përmes një njoftimi ku tregojnë se një nga bizneset që e kanë në vend do të mbyllet deri sa të përfundohet e pamja.

Express ka provuar kontaktin me familjarët e të ndjerit të cilët gjenden në Kosovë e Zvicër por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Sipas informacioneve pa përfunduar rezultati i autopsisë ende as familja nuk e ka të qartë si ka ardhur deri te vdekja e të riut.

Po në vendin ku do të mbahet e pamja për 16-vjeçarin, Rinor Bunjaku në Gjilan, një muaj më parë, në varrezat e qytetit iu dha lamtumira e fundit 7-vjeçarit Ilias Mahmuti.

Me 21 mars ai derisa po kthehej nga shkolla u sulmua me thikë për t’u therur kështu disa herë e i njëjti nga plagët e marra ndërroi jetë në spital. Vrasja sipas prokurorisë thuhet se u bë nga një 75-vjeçare, e cila ishte e njohur nga organet në Zvicër për shkak se kishe disa vite që kishte probleme mendore.

Media një ditë pas vrasjes, pati sjellë rrëfimin e familjes, atë nga Lipjani dhe Gjilani. Dyshimet e tyre atëherë patën qenë ngjarja mund të kishte ndodhur për motive racore.

7-vjeçarit Ilias Mahmuti iu dha lamtumira e fundit me 23 mars, dy ditë pas vrasjes në varrezat e qytetit në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat