Prezantim dinjitar i kulturës shqiptare në selinë e OKB-së në Gjenevë

Zvicra

Prezantim dinjitar i kulturës shqiptare në selinë e OKB-së në Gjenevë

Nga: Shaban Thaçi Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:50
Prezantim dinjitar i kulturës shqiptare në selinë e OKB-së në Gjenevë

Kultura është një nga fushat dhe degë kryesore për prezantimin e një kombi. Ajo është adhurimi i dritës përmbledhur në etnosin e shenjt të kombeve e cila përmes sintezës së: shkencës, fesë, artit, dijes, folklorit, letërsisë...vendosë dallueshmërinë përcaktuese të popujve të ndryshëm. Përmes kulturës afishohen parimet e shfaqjes së Flamurit të Paqes në sistemin e gjerë të mënyrave shpirtërore deri në kurorat prezantuese dhe këmbimet ndërkulturore mes njerëzve dhe kombeve.

Për të njohur kulturën e një vendi, prezantimet dhe mënyrën e gjallë popullore, thuhet se pikësëpari duhet studiuar këtë kulturë. Duhet shfletuar libra mbi historinë, atyre të kostumeve kombëtare, folklorit, artizanaleve, arkitekturës...por edhe përmes koncerteve të grupeve etnografike dhe folklorike mund të dallohet një kulturë kombëtare. Në ditët tona, promovimet kulturore kapin hapësira të mëdha të mjeteve dhe propagandës së informacionit: shtyp, televizion, internet etj.

  1. duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit, në selinë e OKB-së në Gjenevë përfaqësues diplomatik e kulturor të dyzetë e nëntë shteteve, prezantuan pjesë nga kulturat e të tyre përkatëse. Një prezantim tejet të dinjitetshëm bëri edhe kultura shqiptare e cila ishte pjesëmarrëse e kësaj ngjarjeje.

Nën organizimin e stafit diplomatik të Shqipërisë në OKB, si dhe me pjesëmarrjen e Universitetit Popullor Shqiptarë të Gjenevës (UPSH),si dhe “Shoqata Rapsodët e Gjenevës” përmes pikave të ndryshme kulturore, u bë prezantimi i kulturës shqiptare para të pranishmëve të shumtë nga kombe të ndryshme të cilët ishin prezent me këtë rast.

Duke i përshëndetur të pranishmit Ambasadorja e Shqipërisë në OKB zonja Ravesa Lleshi i cila në fjalimin e saj drejtuar në gjuhën angleze tha: Pasuria e kulturës shqiptare e cila është ruajtur dhe e zhvilluar në traditat tradicionale, ka qenë gjithmonë model i kulturave të larta dhe të mëdha shpirtërore si pjesë integrale jo vetëm e jetës njerëzore shqiptare por edhe më gjerë.

Ajo edhe sot vazhdon të jetoj duke u përpjekur të ruaj dhe të shtoj traditat e trashëguara nga paraardhësit tanë. Ndërsa drejtoresha e UPSH zonja Albana Krasniqi-Malaj në fjalën e saj ndër të tjera përmendi edhe faktin se kultura shqiptare në çdo brez ka riprodhuar trashëgimi kulturore dhe intelektuale. Gjuha shqipe, folklori burimor shqiptar dhe gastronomia shqiptare edhe sot përbëjnë një nga themelet e ndritura të kulturës së gjithëmbarshme shqiptare tha ndër të tjera znj. Malaj.

Për gjitha këto konstatime mbi kulturën shqiptare, sot u bindën edhe shumë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës të cilët patën rastin të shohin në selinë e OKB-së pjesë nga kjo kulturë shqiptare. Pas fjalimeve me këtë rast, pika e ardhshme ishte prezantimi i këngës dhe tingujve shqiptar.

Solistja Mimoze Selimi u prezantua me këngën “çka ka zogu që po qenë” ndërsa këngët folklorike të cilat u dhanë nga “Shoqata Rapsodët e Gjenevës” u prezantuan nga rapsodët Ramadan Hyseni dhe Shaban Thaçi përcjellë nga grupi... Ata kënduan këngët “Autokton” dhe “Shqipërinë e dua se jam shqiptar”...të gjitha këngët u mirëpritën nga të pranishmit, por një përshtypje të veçantë u duk sikur bënte veshja kombëtare dhe plisi autokton shqiptar të cilët u prezantuan në këtë ngjarje.

Një vëmendje të veçantë tek të pranishmit, zgjoj edhe gastronomia shqiptare ku përmes gatime të ndryshme ishin ekspozuar në sofrën shqiptare të traditës sonë.

Në fund duhet theksuar se kultura, krijimtaria artistike, folklori... në përgjithësi kurrë nuk kanë qenë pasqyrë, ku është shprehur vetëm jeta por, ato gjithmonë kanë qenë në gjendje që në mënyrën e vet specifike të marrin pjesë në zgjedhjen e çështjeve qenësore të jetës së njerëzve dhe të shoqërisë. Doemos se manifestimet e i tilla janë në nderin dhe krenarinë jo vetëm diplomatike por edhe një dhe në misionin të cilin shpeshherë e bartë kultura, arti dhe krijimtaria kombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat