Vëllai i Loredanës mohon gjithçka, thotë se zvicerania ka probleme mendore - Bota Sot
Vëllai i Loredanës mohon gjithçka, thotë se zvicerania ka probleme mendore

Zvicra

Vëllai i Loredanës mohon gjithçka, thotë se zvicerania ka probleme mendore

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:49
Loredana

Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit publik në Luzern tashmë ka nisur hetimet për mashtrim ndaj Loredana Zefit.

Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit, Mozzik.

Express ka kontaktuar vëllain e Loredanës, Bekim Zefin, i cili ka thënë se të gjitha këto lajme për të dhe motrën e tij janë shpifje.

“Këto janë montazha s’po i kuptoj as vet. Derisa nuk merret një vendim nga gjykata je I pafajshëm”, ka thënë Zefi.

Ani pse pretendon se nuk e njeh gruan zvicerane, ai thotë se gruaja ka problem psikike.

“Unë atë gru kurrë në jetën time nuk e kam pa as nuk e njoh, ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam folë me të, osë ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush e ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike, ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioze”, ka thënë Zefi.

Ai ka mohuar që motra e tij Loredana gjendet në paraburgim, duke thënë se vetëm është marrë në pyetje nga policia zvicerane dhe është liruar menjëherë.

“Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj Loredanës. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para tri viteve pra?”, është shprehur Zefi

Ai thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast, ndërkaq mohon se motra e tij e ka ngarkuar atë me të gjitha veprat, siç kanë shkruar mediat zvicerane.

“Ma kanë kontrollu facebookun mi kanë pa fotografitë me kryeministrin edhe hajt kanë thanë t’ja fusim edhe këtij. Unë s’jom tu kuptu, ka njerëz që ja kanë inatin motrës teme edhe Mozzikut, dhe e shfrytëzojnë rastin kështu, po donë me u hakmarrë”, ka thënë Zefi. Vëllai Agron (emër i ndryshuar nga gazeta)

Paditë – Korrik 2018

Petra Z., ka paraqitur ankesa kundër Loredanës dhe Beratit në korrik të 2018 në polici në Brig. Petra, e akuzon Loredanën për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

Ndër të tjera, Loredana Zefi mund të dënohet për mashtrime. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, dikush përballet me burgim deri në pesë vjet, ose siç shkruan minimalja, dënim me gjobë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...