Zbulohen tjera gjëra skandaloze rreth mashtrimit që dyshohet se bëri Loredana

Zvicra

Zbulohen tjera gjëra skandaloze rreth mashtrimit që dyshohet se bëri Loredana

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:53
Valentin Landmann, Loredana Zefi

23 vjeçarja Loredana Zefi thuhet se ka arritur të mashtroj një çift zviceran, duke marrë nga ta 700,000 franga. Të martën, reperja me rrënjë shqiptare u arrestua nga policia në një apartament në Lucern, ku dhe u bastis shtëpia e saj.

Loredana pretendonte të ishte avokatja Anna Landmann – vajza e paligjshme, e avokatit të njohur të Zyrihut, Valentin Landmann.

Pasi mori vesh gjithë historinë, avokati Landmann ka thënë edhe fjalën e tij, duke qenë se emri i tij është keqpërdorur në këtë histori që ka pushtuar Zvicrën.

“Nuk isha i lumtur kur dëgjova për këtë. Ky është një keqpërdorim absurd i emrit tim. Nuk kam të bëjë fare me çështjen dhe nuk kam asnjë vajzë të paligjshme”, thotë Valentin Landmann.

Sidoqoftë, emri Anna Landmann është i njohur për avokatin. Sepse ky është emri i ish-gruas së tij, por kjo tani është në pension. Edhe pse rasti u bë publik, megjithatë, ai nuk ka folur ende me ish gruan e tij.

Landmann nuk ka asnjë dyshim për rastin Loredana.

“Është një shkelje e qartë që ka ndodhur”.

Ai vetë do t’i ndjek veprimet ligjor kundër reperes për keqpërdorimin e emrit të tij në lidhje me rastin e mashtrimit.

Loredana po hetohet për mashtrime, zhvatje, detyrim dhe kërcënime të dyshuara. Vëllai i Loredanas kishte bindur një 52 vjeçare, me një pseudonim të rremë në qershor të vitit 2016, që ta ndihmonte atë në vështirësitë e supozuara financiare, duke i dhënë atij gjithsej 200,000 franga. Kur çifti i kërkuan atij paratë t’ua kthente, aty ndërhyri Loredana me indentitet të rremë, dhe me një plan të përgatitur mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat