Diaspora në Cyrih dhuron 23.730 franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Zvicra

Diaspora në Cyrih dhuron 23.730 franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:25
Learta Jakupi

Është përmbyllur me shumë sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë”, e cila u mbajt për të tretën herë me radhë në Cyrih të Zvicër, me të cilin rast performoi sopranoja Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .

Kjo mbrëmje bamirëse e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët Agron Abrashi, Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Syzane Baja, në një fjalë rasti tregoi për bashkëpunimin e mirë mes organizatave dhe lëvdoi punën e AMC-së duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar. 

Sipas një komunikate, gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktein tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuan, kompania angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, punime argjile nga “Dhe by Granita”, fotosesion nga Rromir Imami, fotografi nga Barbara Burri, si dhe u Kosova Ëine me prodhimet të verës.

"Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë", u shpreh Janine Mehmeti, menaxhere në AMC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat