Punonin në të zezë, ja çfarë u ka ndodhur pesë shqiptarëve në Zvicër - Bota Sot
Punonin në të zezë, ja çfarë u ka ndodhur pesë shqiptarëve në Zvicër

Zvicra

Punonin në të zezë, ja çfarë u ka ndodhur pesë shqiptarëve në Zvicër

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia Kantonale e Zyrihut në kuadër të goditjeve të rasteve të paligjshmërisë ka vënë në pranga pesë shqiptarë në një kantier ndërtimi, në vendin e quajtur Richterswil.

Sipas mediave vendase, arrestimi i tyre është bërë të enjten që shkoi, ndërsa rasti është bërë publik një ditë më parë. Efektivët e policisë kanë kryer kontrolle të imtësishme në  një kantier ndërtimi në Richtersëil të Zyrihut, shkruan kapo-zh.ch. Nga ky operacion u konstatuan se pesë shqiptarë të Kosovës nuk kishin të drejtë qëndrimi në shtetin e Zvicrës, por po punonim ilegalisht në këtë kantier. Mësohet se personat e arrestuar janë të gjithë meshkuj të moshës nga 19-33 vjeçare.

Menjëherë janë marrë masa ndaj punëdhënësit, i cili siç theksojnë mediat është me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ai është kallëzuar penalisht dhe ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat e punësimit ilegal të shtetasve të huaj, që nuk përmbushin kriteret ligjore për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...