Mbi 400,000 shtetas të Kosovës në BE e Zvicër

Zvicra

Mbi 400,000 shtetas të Kosovës në BE e Zvicër

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

Në vitin 2017 ka pasur gjithsejtë 416, 907shtetas të Kosovës me të drejtë qëndrimi të përhershëm dhe të përkohshëm në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe katër vendet jo anëtare (Zvicër, Norvegji, Lishtenshtajn dhe Islandë), thonë të dhënat më të reja të agjencisë së statistikave Eurostat, shkruan Zhurnal.

Në këto shifra nuk përfshihen ata të cilët tashmë e kanë marrë shtetësinë e këtyre vendeve.

Sipas këtyre të dhënave në BE deri në këtë vit ka pasur gjithsejtë 304,116 shtetas të Kosovës të cilët kanë gëzuar të drejtën e qëndrimit me leje të ndryshme, pra të përhershme dhe të përkohshme dhe për arsye të ndryshme.

Nga shtetet anëtare të BE-së numri më i madh i tyre në 2017 ishte në Gjermani (176,047 sish), pastaj në Itali (49,712), Austri (22,242) si dhe Slloveni (18,182) dhe Francë (16,180)

Ndërkohë në vendet evropiane perëndimore, jo anëtare të BE-së përkatësisht, numri më i madh i shtetasve të Kosovës që gjenden (në vitin 2017) me leje të ndryshme qëndrimi është në Zvicër (111,594 sish), thonë të dhënat e freskuara sot nga Eurostat.

Nga viti 2009, kur numri i shtetasve të Kosovës në 28 vendet anëtare të BE-së ishte 182,941 , në vitin 2017 ai është rritur për 171,946 sish më shumë.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat