Ky është vendi në të cilin dyshohet se vdiq 4 vjeçari nga Kosova - Bota Sot
Ky është vendi në të cilin dyshohet se vdiq 4 vjeçari nga Kosova

Zvicra

Ky është vendi në të cilin dyshohet se vdiq 4 vjeçari nga Kosova

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat zviceriane, kanë raportuar se dyshimet e para për vdekjen e 4 vjeçarit nga Kosova, Zenel M. thonë se ai ka rënë në lumin lumi Aare – lum i cili gjendet në zonën ëilnahern.

Sipas Blick.ch, trupi i pajetë i 4 vjeçarit nga Kosova, është nxjerrë nga ky lum, pas disa orë kërkimesh.

Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-ëildegg AG.

Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, lumi Aare ashtu si dhe ai Aabach kanë pasur një rritje të sasisë së ujit dhe për pasojë, uji në ta ka qenë i rrëmbyer, gjë që ka vështirësuar punën në kërkimin e viktimës.

Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten.

Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në ëildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane.

Aty afër ishte edhe një lumë dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.

Kërkimi vazhdoi të premten dhe është gjetur i vdekur nga punëtorët e shpëtimit, para disa orëve.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...