Në Gjenevë u hap ekspozita e Swiss Foundation “Ibrahim Kodra”.

Zvicra

Në Gjenevë u hap ekspozita e Swiss Foundation “Ibrahim Kodra”.

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:18
Foto

Në Gjenevë u hap ekspozita e Swiss Foundation “Ibrahim Kodra”. Zonja Pacolli: Zvicra dhe Kosova dy vende qe kane për prioritet tolerancen ndërkulturore

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës (12 qershor) Maria Pacolli presidente e Swiss Foundation “Ibrahim Kodra” nga Lugano sot ka hapur ekspozitën në Gjenevë (Club Suisse de la Presse) me moton “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” (“Natural and cultural cohabitation in Kosovo”). Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”, e cila u hap sot në Gjenevë të Zvicrës dhe do të jetë e hapur për 10 ditë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Minitsri Fatmir Matoshi ne Gjenevë: Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra” me ekspozitat e saj në Gjenevë, Zvicër dhe vendet e BE-së po i jep imazh të mirë Kosovës dhe shqiptarëve në botë

Me rastin e hapjes së ekspozitës në fjalë prezentoi pos presidentes së Swiss Foundation “Ibrahim Kodra” në Lugano znj.Maria Pacolli ishte i pranishëm edhe Fatmir Matoshi, ministër i mjedisit, Benjamin Nikoliqi, konsul, Iliri Nezaj, sekretar i parë nga Misioni shqiptar në OKB-së etj..

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë personalitete të jetës kulturore, politikanë, diplomatë, dashamirë të artit, adhurues të veprës së Kodrës dhe njohës të specializuar të veprës së tij. Ekspozitën e ka shpallur të hapur drejtroresha e Qendrës së Arteve Ibrahim Kodra, në Melide, Maria Pacolli, e cila ka përshëndetur të pranishmit dhe mediat që kishin shprehur interesim të madh për këtë ngjarje.

Kurse ministri Matoshi, para të pranishmëve përgëzoi artistet e rinjë për kreativitetin e tyre dhe prezantimin e Kosovës përmes artit duke vlerësuar lartë idenë e tyre që përmes artit të promovojnë edhe mbrojtjen e mjedisit. Matoshi po ashtu falënderoi drejtoren e fondacionit, Maria Pacolli për organizimin e kësaj ekspozitë që sipas tij ndikon mjaft mirë në imazhin e Kosovës në botë.

Ekspozita pasqyron bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë, të frymëzuar nga qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, si “Qytetet dhe Komunitetet e Qëndrueshme”, “Veprimet Klimatike” dhe “Shëndeti dhe Mirëqenia e Mirë”. Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Fondacionit Zviceran “Ibrahim Kodra” me seli ne Lugano, me Club Suisse de la Presse si dhe me konsulatren e Republikes se Kosovës ne Gjeneve.

“Ekspozita ne Gjenevë Swiss Foundation “Ibrahim Kodra” dhe ato tjera ne Zvicer e gjetiu ne vendet e BE-së po dehsmo se Kosova eshte ne rruge te mbare te proceseve demokratikje bashke me zhvillimet kulturore ku prioritet po i jepet prezentimit te artit dhe diversitit te kluturave ne vendit tone nepër botë. Me nje fjale Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra” te cilit po i priner me suksess zonja Pacolli me ekspozitat e saj ne Gjenevë, Zvicer dhe vende tre BE-së po ben shume sensibilizimin e ceszjes se Kosoves ne aren nderkombëtare..” ka thëne ministri i Mjedisit në Qeverine e Republikes se Kosovës z.Fatmir Matoshi.

Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra” eshte themelua në Lugano me qëllim të transmetimit të mesazhit artistik të artit evropian Ibrahim Kodra si një instrument për paqen dhe kulturën dhe si një fije e përbashkët për bashkimin e njerëzve të ndryshëm.

Sipas znj.Maria Pacolli, presidente e Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra”, projekti është kombinimi i syzheve të ndryshme, ku Zvicra dhe Kosova jasne dy vende qe kane prioritet tolerancën kulturore

“Gjenevën zgjodhëm për të hapur ketë ekspozitë me moton “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” (“Natural and cultural cohabitation in Kosovo”) pershkak se Gjeneve në njëfare mënyre është një mjedis i diveristeve ku gërshetohen kultura te ndryshme, mozaik, ku teleranca dhe bashkëjetesa ka prioritet, m’u ashtu siq është sot Kosova, 20 vite pas clirmit..” ka thënë znj.Pacolli për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”

Do përkujtuar se Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra” të cilët asocuion i prinë Maria maciolli në bashkëpunim me institucionet në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe të tjera, Fondacioni ne fjalë po mbështet dhe zhvillon projekte kulturore, sociale dhe arsimore, duke promovuar shkëmbimin kulturor midis Zvicrës, Kosovës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Thelbi i instalimit është vepra “Qyteti i Ri” i Kodrës, i rrethuar nga imazhet e konkursit fotografik kombëtar për trashëgiminë kulturore të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë dhe nga fotografitë e fëmijëve të vegjël të edukuar nga qëndrueshmëria praktikat – ide të reja rreth bashkëjetesës mjedisore dhe si e shohin këtë të ardhme në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat