Namani: „Nga Medvegja, me dhunë u shpërngulën 4873 shqiptarë, 860 familje dhe mbi 1000 nxënës“

Zvicra

Namani: „Nga Medvegja, me dhunë u shpërngulën 4873 shqiptarë, 860 familje dhe mbi 1000 nxënës“

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:15
Mërgata e Medvegjës në Fully të Zvicrës

„Participimi i juaj në kët mbrëmje madhore, është ndihmë dhe mbështetje konkrete për ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën tonë. Pos kësaj, ju jeni bërë pjesë përbërëse e proçeseve të kohës, me ç’ka dëshmoni se e përkrahni atdheun e shenjtë dhe integrimin e mirëfillt këtu në Zvicër, në kët vend të mrekullueshëm i cili na pranoj, përkrahu dhe ndihmoi konkretisht gjatë gjithë kohës, e posaçërisht gjatë agresionit mbi Kosovën dhe shqiptarët në Balkan. Falënderoj për prezencën edhe personalitetet e larta të politikës zvicerane, si: Christophe Darbellay, Edouard Fellay, Caroline Ançay, Benjamin Roduit dhe Veronique Metaz“, tha ndër të tjera, kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenulah Namani.

Fully, Valis, Qershor

Çdo herë që vjen qershori, na shkon mendja, te koncerti dhe turniri në futboll të vogëlqë do të mbahet nga Shoqata Humanitare „Medvegja“ me qendën e saj në Fully. Me muaj të tërë, veprimtarët medvegjas, të rrethuar rreth sofrës së shenjt të shoqatës, punojnë, që koncerti dhe turniri të kalojnë si i ka hije medvegjasëve, me frymë miqësore, kulturore e sportive. I vogël e i madh, ato dy ditë, janë të gjithë në koncert dhe turnir futbolli. Nuk mungojnë bashkëkombas të moshuar, por edhe fëmijë të vegjël. Nëse e pyet një prind medvegjas, po pse e keni marë fëmijën në koncert, sepse ka shumë zhurmë, përgjigja do të vije e shpejt, edhe ai një ditë do të jetë në skenë dhe do të mendoj e punoj për Medvegjën. Nuk duhet shumë lodhje për ta argumentuar këtë që më tha një medvegjas, sepse shumë fëmijë, janë rritur në skenë në SHKA “Medvegja” dhe tash më janë prindër, dhe fëmijët  e tyre janë në skenë, duke kënduar e vallëzuar. Vërtet është për ti përshëndetur gjithë veprimtarët medvegjas, se janë unikë mes veti dhe organizimet që bëhen e kanë për zili thuajse gjithkush. Të vijnë, jo më pak se mbi 1300 bashkatdhetarë në një koncert, nuk është edhe e lehtë dhe të kalohet pa asnjë problem, kjo është madhështore. Meritat i kanë të gjithë, por kuptohet më së shumti kryesia e shoqatës, që deri te ky koncert, kanë pasur mbledhje të shumta, që evenimenti të kalohet si është më së miri. Miq të shumtë zviceran, janë madhështi e koncertit e secili prej tyre dëshiron dhe me shumë kënaqësi përshëndet të pranishmit.

Shiu nuk i pengoi medvegjasit për të mbajtur koncertin e 24-të me radhë

Ishin mbledhur medvegjas nga katër anët e Zvicrës dhe nga Gjermania, Austria e Franca. Edhe pse ishte parapa, se do të ketë shi dhe nuk do të mbahet koncerti në natyrë, ashtu si është mbajtur viteve të kaluara, medvegjasit nuk frigoheshin se do të dështojnë, duke e ditur shumë mirë, se salla do të mbushet përplot. Ishte një shi i madh në pjesën e Zvicrës franceze të datës 15 qershor, por kur u afruam te salla e qytetit Fully, pamë shumë vetura, kjo tregonte, se salla do të mbushej edhe më shumë. Edhe atëherë, që ishte parapa, që koncerti të filloj në orën 19.30 edhe filloi, ndërsa jashtë në stadim shiheshin banka e karrika, që ishin përgaditur kryesia e shoqatës, që nëse e donë fati e nuk do të ketë reshje shiu, ta vazhdojmë në natyrë. Manifestimi filloi si zakonisht nga SHKA “Medvegja”, me këta ambasadorë të kulturës dhe artit, që më mirë se çdo kush tjetër po e prezentojnë edhe veshjen tonë kombëtare, duke u nisur nga të gjitha trevat, por edhe nga Medvegja. Grupi i fëmijëve, me recitime, këngë e valle, dëshmuan, se kjo shoqëri do të ketë jetë gjatësi. Grupi i rritur dhe ai Folklorik “Musa Neziri”, vulosën, se në manifestimet  e shoqatës, musafiri, do të kënaqet me program kulturo artistikë. Me këngë të bukura e valle, bënë që të gjithë të pranishmit ti duartrokasin. Programin e moderoi, zonja Ninilona Neziri. Sylejman Musliu, kryetari I SHKA “Medvegja”, gjithnjë përcillte se si do të prezentohet anëtarët e shoqërisë, por edhe ai me disa këngë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë, dhanë një program shumë të pasur. Ndërsa prindër të fëmijëve, si Sabit Abazi, Mevlan Thaçi me bashkëshorten e tij Valbonën dhe shumë e shumë të tjerë, gjatë tërë kohës, sa fëmijët e tyre, vallëzonin e këndonin, ata fotografonin dhe inçizonin, që ti kenë kujtim. Arkatari i SHH “Medvegja”, përveç se kishte ngarkesë, se si do të shkoj koncerti, ai përcillte edhe vajzat e tij në skenë, duke i përkrahur dhe kujdesur bashkë me bashkëshorten e tij, që të kalojnë si është më së miri.

Tre kryetarët e shoqatës, z.Ismet Selmani, Zenulah Namani dhe Zenel Neziri, cakrronin gotat e gëzimit

Është përmendur dhe prap më duhet ta përmendi, se është e pamundur ti shohësh diku, tre ish kryetarë, së bashku. Janë shembulli më i mirë i unitetit, se Shoqata “Medvegja”, janë unikë mes veti dhe përkrahen shumë për çdo projekt të mirë për atdheun. Ismet Selmani ish kryetar i shoqatës, së bashku me familje, si dhe Zenel Neziri, gjithashtu me familje, rrinin afër organizimit, që të kalohet si është më së miri. Zenel Neziri, me miqtë zviceran, herë në njërën tavolinë e herë në tjetrën, që e ka edhe besimin e shoqatës, që të mbaj së afër miqësinë me miqtë zviceran. Ku vetëm sonte ishin katër deputet parlamenti, kryetar partie, kryetar i komunës dhe drejtor e biznesmenë të shumtë zviceranë. Një mbrëmje e madhe familjare e rinore me plot argëtim, me muzikë të bukur shqipe, valle nga SHKA Medvegja e plot befasi ishte e shtuna e 15 qershorit në këtë qytetzë të bukur të Zvicrës. Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” Zenullah Namani, e hapi këtë jubile të 24 tëme radhë para të pranishmëve me këto fjalë: “

Zonja dhe Zotërinjë, miq të dëshmuar të popullit Shqiptarë, përfaqësues të subjekteve të organizuara në Zvicër, perfaqësues të mediave. Kam nderin e veçant t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta në emër të SHH “Medvegja” në Zvicër si dhe në emrin tim personal, duke ju falënderuar që gjetët kohë t’jeni prezent sonte në mesin tonë, në kët manifestim tradicional humanitarë kulturo-sportiv, manifestim i cili e ka qëllimin e njohur humanitarë, ndihmë familjeve të rrezikuara në atdhe. Participimi i juaj në kët mbrëmje madhore, është ndihmë dhe mbështetje konkrete për ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën tonë. Pos kësaj, ju jeni bërë pjesë përbërëse e proçeseve të kohës, me ç’ka dëshmoni se e përkrahni atdheun e shenjtë dhe integrimin e mirëfillt këtu në Zvicër, në kët vend të mrekullueshëm i cili na pranoj, përkrahu dhe ndihmoi konkretisht gjatë gjithë kohës, e posaqërisht gjat agresionit të egërt Serbë mbi Kosovën dhe shqiptarët në Balkan. Është ky vend mikë që haptas e para u deklarua për Pavaërsinë e Kosovës, ku fillë pas shpalljes të shtetit më të ri në botë Kosova më 17 shkurt 2008, u rreshtua pran shteteve demokratike botërore dhe bëri njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shoqata Humanitare “Medvegja” u angazhua konkretisht mbi tri dekada të tëra dhe ndihmoi e përkrahu institucionet e saja legjitime. Ndihmuam në arsim, shkencë, kulturë, mjekësi, emergjencë, infrastrukturë dhe në lëmi të tjera, konformë kërkesave dh nevojave të kohës.  Shoqata e jonë, viteve të fundit është e përqëndruar dhe e angazhuar seriozisht në dy drejtime, në inegrimin e mirëfillt të bashkvendasve në vendin ku jetojmë dhe punojmë, dhe angazhimi tjetër konkret është për vendin e të parëve, për origjinën dhe identitetin e vërtet.

Në kët kontekst ashtu siç u angazhuam për Kosovën dhe viset shqiptare në të kaluarën edhe në të ardhmen akoma do të angazhohemi edhe më tepër, mirëpo sot Medvegja, Presheva e Bujanoci, janë prioritet apsolut jo vetëm për neve, por besoj për ç’do shqiptarë kudo që është, sepse sot shqiptarët e këtyre viseve akoma po ballafaqohen me probleme të shumta të akumuluare prej kohësh dhe jetojnë në kushte të rënda ekonomike, me presione politike dhe me një t’ardhme të pa sigurt. Si shembull konkret i qëllimit hegjemonist është pikërisht Medvegja e cila edhe 20 vite pas përfundimit të agresionit serbë mbi Kosovën vazhdon të mbetet e zbrazur nga banorët autokton, ku sa për ilustrim po ju rikujtojmë se nga Medvegja ne dhunë u shpërngulën 4873 individë, në mesin e tyre jo më pak se 860 familje me bi 1000 nxënës të shkollave të ndryshme, Serbia në vend se të angazhohet për kthimin e banorve shqiptar në vendet e tyre autoktone ajo me të madhe po ban pasivizimin e adresave të tyre. Lidhur me kët akt makabër të kryer në heshtje, ne s’do të pajtohemi asnjëherë, e ç’ka publikisht po ju garantojmë se kurrë s’do ta ndalim veprimin dhe angazhimin legjitim deri n’arritjen e të drejtave toan t’natyrshme. Me kët duam të nënkuptojmë se në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc urgjentisht duhet të ndalet persekutimi dhe diskriminimi i dëshmuar me fakte të tëra, dhe sa ma shpejt të kthehet gjendja e banorve shqiptarë që ishte në vitin 1999.

Sot secili e ka të qartë, se s’kemi më as 1 milimetër tokë për t’ia dhuruar askujt, arsye për ç’ka nga ky vend po ju bëjmë apel për përkrahje konkrete.

Në të njejtën kohë, na lejoni ju shprehim mirënjohjen dhe falëminderimet e sinqerta të gjithë atyre që po na përkrahin konkretisht dhe praktikisht në kët drejtim. Një mirënjohje të veçant e kemi për juve të nderuar aktivistëve të pa lodhur të SHHM. I falënderojmë gjithashtu miqët e dëshmuar të popullit shqiptarë dhe subjektet e organizuara për mbështetje dhe përkrahje.Ndërsa një mirënjohje të pakontestueshme e kemi për gazetarin dhe publicistin e nderuar Z. Dashnim Hebibi, i cili ka dhënë shumë kontribut për Kosovën Lindore dhe për Medvegjën tonë Ilire. Z. Hebibi i shprehim ç’do nderë, respekt dhe falëminderime të përhershme. Nuk mij me kalu pa e përshendet z. Zenel Neziri, kryetar i deritashem i cili e udhëhequ SH.H. Medvegja gjat tre mandatave, ëshë më edhe kryetar nderi i SH.H.M. d dhe së fundi Ambasador i Paqës i shpallur nga Federata e Paqës Ndërkombëtare.

I përshendesim edhe miqtë zviceran si:

Christophe Darbellay , Edouard Fellay, Caroline Ançay, Benjamin Roduit, Veronique Metaz dhe deputetin e parlamentit të Kosovës, z.Milaim Zeka. Të nderuar të përanishem kemi disa mirënjohje për ti ndarë disa aktivistëve dhe anëtarëve të SH.H.M. dhe Shoqëris Kulturo Artistike Medvegja. Andaj thërras sekretarin e SH.H. Medvegja zotri Fadil Selmani ti dorëzoj. Këtë vit SH.H. Medvegja ka vendos që mirënjohjen „Flakadani“ ti ndahet themelusit të Shoqëris Kulturo Artisike „Medvegja“, të ndjerit z. Musa Neziri ti dorzohet përfaqsusit të Ansamblit Folklorik „Musa Neziri“, z.Mevlan Thaqi. Mirënjohje për pun dhe aktivitetet në SH.H.M. i dhurohet edhe zotri Zog Namani, zotri Hafiz Zeka dhe zonjës Sofije Namani.

Duke ju dhëshiruar të kaloni çaste të këndshme në mesin tonë, na lejoni edhe një herë t’ju falëminderojmë për prezencë tuaj në kêt manifestim kulturo-sportivë. Sonte enkas për juve e kemi në mesin tonë këngëtarët Lori dhe Duli. Zoti e bekoft popullin shqiptarë, miqët dhe dashamirët kudo që janë“. Vlenë të përmendet, se shumicën e fjalimit e përktheu në mënyrën më të mirë të mundshme, vajza e z.Namani, e cila është edhe një intelektuale e merituar dhe gëzon autoritet të madh jo vetëm në pjesën e Zvicrës franceze, por në tërë Zvicrën. Pas fjalës së kryetarit të shoqatës dhe pas programit të SHKA „Medvegja“, fjalën e morën edhe disa miq zviceranë, që i përmendi edhe në fjalën e tij kryetari Namani, ku po përmendin fjalën e z. Christophe Darbellay, i cili gjithmonë është në manifestimet  e shoqatës Medvegja dhe ai tha fjalët më të mira të mundshme për shoqatën dhe komunitetin tonë në përgjithësi. Të gjithë musafirët zviceranë, folën fjalë të mira për mërgatën tonë dhe e marrin shembull organizimin shembullorë të shoqatës në fjalë. Edhe deputetit të Kosovës, z.Mialim Zeka iu dha fjala, ai pasi përshëndeti të pranishmit dhe organizimin e shoqatës, ai kujtoi, se është kjo shoqatë, që ka kontribuar shumë për Kosovën e trevat tjera shqiptare dhe përmendi edhe ndihmat e para që i kanë dhënë Drenicës, menjëherë pas rënies së Adem Jasharit. Ai luti diasporën shqiptare, që të jetë pjesë edhe e politikës në Kosovë, sepse me Ju do të ndryshoj Koosva për të mirë. Këngëtarja Loreta Kaçka ose siç njihet me emrin e saj artistikë Lori, dhuroi 500 euro shoqatës „Medvegja“. Kjo vepër humane, u përshëndet nga medvegjasit. Këngë të bukura të Lorit, bënë, që të ngriten i madh e i vogël për të vallëzuar. E deri në orën 01.30 minuta, Lori dhe Duli, bënë një atmosferën të mirë, sa që të gjithë u ndanë të kënaqur. Menjëherë, pasi përfundoi koncerti, kryesia e Shoqatës, mendonte, se si do të kaloj turniri i nesërm në futboll.

Turniri i futbollit i organizuar nga SHH „Medvegja“

Ashtu edhe si ishte parapa, filloi turniri I futbollit në fushën e sportit në Fully. Gjithçka ishte perfekte edhe koha ishte me diell, sa që bëri që të vijnë edhe shumë mërgimtarë për ta përcjellur turnirin. Komisioni sportiv, i drejtuar nga Xhevat Neziri me stafin e tij, kujdeseshin, që të kaloj gjithçka mirë. Është e pamundur, që të shohësh ndoj incident gjatë ndeshjeve, të gjitha u zhvilluan ferë play, pa asnjë problem. Pati shumë gola dhe shiheshin, se ka lojtarë të mirë e me shumë perspektivë. E tërë kryesia e Shoqatës ishte në stadium, duke përcjellur ndeshjet. Pas çdo ndeshjeje, kishte edhe pushime, e aty kishte edhe ushqime e pije të freskëta, që kishte organizuar edhe mbrëmë kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja”.  Në finale, u takuan dy ekipe të forta, që ishin pjesmarrëse edhe gjatë viteve të kaluara. Finalistë ishin Gejzeri dhe Palestino. Pas një loje të barabartë në penalti fitoi ekipi Gejzeri. Pra vendi i dytë Palestino dhe i treti Sanit. Në fund, u ndanë kupat, për vendin e parë të dytë dhe të tretë si dhe për lojtarin më të mirë e portierin më të dalluar. Kupat i ndajtën, Zenel Neziri, kryetar nderi i SHH “Medvegja”, z.Fadl Selmani, sekretar i Shoqatës dhe veprimtarë të tjerë të kryesisë. Për komisionin sportivë, nga të pranishmit u thane fjalë të mira për gjithë organizimin dhe në fund shiheshin futbollistët fitues të këtij turneu duke vallëzuar e festuar. Dy ditë në Fully ishin të tejmbushur me aktivitete kulturore e sportive dhe drejtuesit e SHH “Medvegja”, u ndanë të kënaqur dhe shpresojnë, se dhe vitin tjetër do të jenë edhe më të mirë në organizime. Ata me këtë rast, falënderojnë që të gjithë që kanë kontribuar që të kalohet si është më së miri edhe koncerti edhe turniri. Nuk mundem asesi në fund të këtij shkrimi, ti them edhe dy fjalë, prezenca e miqëve zviceranë, si në koncert edhe në turnirë, dëshmon, se mërgata shqiptare, gëzon autoritet të madh te miqtë zviceranë, falë punës së madhe që kanë bërë ata në këtë shtet, mikë të kombit tonë, në këtë shtet, që njihet nga mërgata jonë, si atdheu i dytë. Në fund, nuk munguan edhe foto kujtimi dhe përqafime, duke uruar njëri tjetrin, për punën e mirë që e kanë bërë. Ju lumtë kryesi e SHH “Medvegja, SHKA “Medvegja” dhe Komisionit Sportiv.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat