“Blick” publikon një detaj të dhimshëm për shqiptarin në Zvicër që vdiq sot në aksident - Bota Sot
“Blick” publikon një detaj të dhimshëm për shqiptarin në Zvicër që vdiq sot në aksident

Zvicra

“Blick” publikon një detaj të dhimshëm për shqiptarin në Zvicër që vdiq sot në aksident

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:36
Pamje nga aksidenti i shqiptarit

Media zvicerane ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e një shqiptari të Kosovës në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes.

“Blick” raporton se shoferi 46-vjeçar nga Kosova, u aksidentua në rrugën e Tigelbergstrasse drejt fshatit Berneck SG, përcjell Bota sot.

Ai për shkak të shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke depërtuar një rrethojë/gardh.

Image

Raportohet se shqiptari ishte hedhur nga vetura gjatë aksidentit, mirëpo ekipet e shpëtimit me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Makina e zezë është shkatërruar tërësisht.

Image

Policia e kantonit të St.Gallenit, ka deklaruar se po punojnë për të gjetur shkakun dhe rrethanat e aksidentit në fjalë./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...