Mësohet nga cili vend ishte shqiptari që humbi jetën në Zvicër

Zvicra

Mësohet nga cili vend ishte shqiptari që humbi jetën në Zvicër

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga aksidenti

Shqiptari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Zvicër ishte nga Drenoci i Deçanit.

46 me inicialet D. A. humbi jetën në gjatë një aksidenti në orët e hershme të mëngjesit.

Ai mësohet se ishte banor në Balgach SG të Zvicrës, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ndodhur derisa ishte duke vozitur dhe për shkaqe ende të panjohura ka lëshuar rrugën e pastaj është goditur në një rrethojë.

Raportohet se shqiptari ishte hedhur nga vetura gjatë aksidentit, mirëpo ekipet e shpëtimit me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Gazeta “Bota sot” ka raportuar edhe gjatë ditës për këtë aksident.

Policia e kantonit të St. Gallenit, ka deklaruar se po punojnë për të gjetur shkakun dhe rrethanat e aksidentit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat