Zvicra, zbulimi i një kombi

Zvicra

Zvicra, zbulimi i një kombi

Nga: Alfred Papuçiu Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:32
Alfred Papuçiu

Kam lexuar gjatë 32 viteve të jetës sime në Zvicër që e kam përshkruar disa herë, shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, me sipërfaqe 48 mijë km katrorë që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën martire. Por ju them të drejtën se ku libër më bëri të mendoj edhe për Kombin tonë që ka vlera dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të saj, dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa ta përkthej në shqip, këtë libër të përkryer të një gazetari të njohur zviceran.

Gazetari André Crettenand boton një libër të bukur për vendin e tij të vogël. Pra së shpejti ai do dalë në shqip

"Përsosmëria është e pranishme në këtë vend". Në librin e tij të vogël, nga numri i faqeve, me titull "Zvicra. Shpikja e një kombi ", André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e tij. Ky ish gazetar i "L'Hebdo" dhe TSR, sot drejtor i informacionit në TV5 Monde, është autori i një "deshifrimi" të Konfederatës, në koleksionin « shpirti i popujve », në Botimet Nevicata, të drejtuar nga Richard Werly, korrespondent i përhershëm në Paris për "Le Temps". Çdo vëllim në këtë mënyrë kërkon të gjurmojë rrënjët kulturore dhe fetare të vendeve që nganjëherë humbën në mjegullat e globalizimit. Në një numër të vogël faqesh, André Crettenand tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës.

Libri fillon me historinë e William Tell, mitit themelues të Zvicrës, dhe përfundon me homo alpinus, një popull i begatë, shumë gjuhësh dhe i përbërë nga shumë kultura, duke përfshirë edhe rreth 200 mijë shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën e tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij, André Crettenand lëkundet mes lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të begatshëm për të qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe tepër i qetë dhe i lumtur për të ekzistuar.

"Burimi i admirimit dhe xhelozisë"

Dhe ende Zvicra ekziston. Formula sekrete e suksesit të saj? Mister. Por ka disa këngë. Liqenet e saj, malet e saj, neutralitetin e saj, sistemin e saj politik, qytetet, fshatrat , gjuhët e saj, nevojën e përsosjes dhe rendit, produktet e saj të eksportuara përtej kufijve që është e vështirë ti kapërcesh. Një Zvicër që arrin të përfitojë nga gjithçka, edhe kur është e kufizuar në vendin e saj, si një vend i vogël, e rrethuar nga shumë më të mëdhenj. "Zvicra nuk kishte nevojë për hapësirë, ajo tashmë kishte lartësi", shkruan autori. Nuk është pamja e jashtme që ka rëndësi, është e brendshmja. Dhe brendësia e saj, sipas André Crettenand, janë burimet e pafundme. "Që i jep asaj aq shumë admirim se sa zhgënjimi xheloz".

Andre Crettenand druhet pak kur flet për vendin e tij kaq bukur, sidomos, për një ndjenjë krenarie që si një zviceran i mirë na mëson të përmbahemi . Por modestia e lexuesit është zhdukur nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga një prej bijve të saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar atyre që jetojnë atje, përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të kthehen. Ashtu si autori i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël për këtë vend të privilegjuar që "nuk është zvarritur në fatkeqësitë e botës".

Këtu më poshtë po japim një pasazh të librit për lexuesit.

“Helvétia është një mit . Zvicra është një markë. Por si u krijua si vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e rrethon ? Që nga brigjet e liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore, deri tek luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo lumturi e të qënit zviceran, shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese ».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat