Shkolla shqipe në Kt.Argau, mbylli me sukses vitin shkollor 2018/19 - Bota Sot
Shkolla shqipe në Kt.Argau, mbylli me sukses vitin shkollor 2018/19

Zvicra

Shkolla shqipe në Kt.Argau, mbylli me sukses vitin shkollor 2018/19

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 korrik 2019 Në ora: 07:14
Manifestimi Qendror i Shkollës Plotësuese shqipe në Kantonin e Aargau/ Zvicër

“Puna që bëhet në shkollën plotësuese shqipe është e shenjt. Vërtet, të gjithë ata që punojnë, kush më shumë e kush më pak, që shqipja të jehoj, kanë merita të veçanta. Nuk është e lehtë, të organizosh manifestime kaq të mëdha. Ju lumtë të gjithëve, që po punoni me shumë zemër. Duhet falënderuar edhe shtetin zviceran, që u ka mundësuar gjitha të mirat, që vetëm e vetëm, shkolla plotësuese shqipe të vazhdoj. Na duhet të jemi edhe më punëtorë, që të rritet numri i nxënësve në shkollën shqipe dhe padyshim, se instritucionet tona, qoftë në Shqipëri e Kosovë, do të duhet të kontribuojnë edhe më shumë për shkollën plotësuese shqipe. Kam besim të plotë, se ajo ditë do të vije. Mos u ndalni, punoni si keni punuar pa u ndalur, ju mërgimtarë, ishit e do të jeni pjesë e pandashme e atdheut tonë të përbashkët“, na tha ndër të tjera, Prof.dr.Zymer Neziri.

Në një ditë pushimi, të korrikut të nxehtë, në një ditë me temperaturë 32`C, pak kush, do ta kishte menduar, se do të vijnë mbi 1000 bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare në Kuttigen të Argau, në Zvicër për ti nderuar së pari nxënësit e shkollës plotësuese shqipe, mësuestit e tyre dhe drejtuesit e LAPSH-it për këtë kanton, që ishte manifestimi qendrorë i përfundimit të vitit shkollor të shkollës plotësuese shqipe 2018/19. E thash, që në fillim të këtij reportazhi, se ishte paksa e pabesueshme, që do të vijnë aq shumë mërgimtarë, sepse ishte ditë e diele dhe shumica e mërgatës sonë, këtë ditë e duan të qetë dhe shumë prej tyre duke shijuar edhe freskinë e pishinave të mira që i ka Zvicra. Vinin vetura me targa të ndryshme të Zvicrës e si zakonisht, njëra më e mirë se tjetra, sa që edhe më vonë në skenë, dihet, se do të vijnë letra të shkruara me targa të disa veturave se i kanë zënë rrugën njëra tjetrës, sepse ishin plot e plot, me një fjalë, ta kemi parasysh, mbi 1000 bashkatdhetarë të pranishëm. Por, ashtu edhe si herave të tjera, mërgata jonë, dinë se ti kaloj të gjitha vështirësit e krijuara. Gjithçka shihej se do të kaloj mirë, sepse thuajse të gjithë ata që vinin, e dinin mirë, se si shkon organizimi dhe me muaj e kanë pritur këtë ditë. Ishte ora 13.00 që shihja shumë mërgimtarë vullnetarë, që drejtonin karrike e dikush, barte ushqime, që kishin përgaditur mërgimtaret tona, për musafirët e ardhur dhe për fëmijët e shumtë. Ushqime tradicionale me shije të shijshme dhe gjithçka ishte e freskët. Riza Demaj ( Daja Riz), që ishte organizatori kryesor i këtij manifestimi, paksa edhe i shqetësuar, duke shikuar a kanë ardhur të gjithë musafirët në sallë, mbante në dorë telefonin dhe dëgjohej duke folur me Bajram Mulaj, mikun e madh të tij dhe një veprimtarë i dalluar i kauzës sonë kombëtare, një personalitet që ka punuar dhe punon shumë për shkollën plotësuese shqipe, e tash më edhe këshilltarë për diasporë i Kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Z.Demaj, e pyetke se ku është dhe a është duke ardhur. E z.Mulaj, jo një hërë që kishte ardhur, por e dyta herë që vinte te salla duke sjellur musafirët e ardhur nga Shqipëria e Kosova. Në anën tjetër, afaristi i dalluar i shkollës shqipe z.Adem Osmani, shihte se si do të shkoj organizimi dhe pritke musafirët. Edhe afaristja tjetër znj. Merita Pinta me bashkëshortin e saj, ishte ulur në rend të parë dhe mbante telefonin në dorë, duke fotografuar fëmijët e shkollës plotësuse shqipe, që rrinin me plot emocione për të filluar manifestimi. Nga Shqipëria kishte ardhur Prof.dr.Teki Kurti, ndërsa nga Kosova, Prof.dr.Zymer Neziri, Prof.dr.Frashër Demaj, Prof.dr.Shkodran Imeraj, njëherit këshilltarë i Ministrit të Arsimit në Republikën e Kosovës. Mësues të shumtë, prindër e fëmijë zishin vendet e tyre, sepse afrohej edhe ora e fillimit të manifestimit.

Zëri i fëmijëve duke vrapuar të dukej se je në një kopsht bilbilësh

Fëmijët mërgimtarë, të veshur bukur, flisnin rrjedhshëm shqipen mes veti e tek tuk edhe ndoj fjalë gjermanisht. Kuq e zi, shqiponja dy krenare, ishte ABC-ja e manifestimit, sepse thuajse të gjithë fëmijët, ose ishin veshur kuq e zi, ose kishin të veshur T-shirt me shqiponjë. Nuk munguan edhe miq zviceranë, përfaqësues të komunës së Suhr-it/ kt.Argau. Në rend të parë ishin ulur musafirët e në mesin e tyre edhe veprimtarë të kauzës sonë kombëtare, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, si Sejdi Gega me disa veprimtarë të tjerë. Në këtë manifestim, kishte ardhur, edhe Kryetari i LAPSH në Kantonin e Cyrihut, mësuesi i njohur, Naser Ulaj. Z.Riza Demaj, koordinator i LAPSH-it së bashku me bashkëshorten e tij bashkëbisedonin me mikeshën zvicerane, përfaqësuesen e komunës së Suhr-it. Atëherë edhe kur u panë nxënës të shkollës plotësuese shqipe në skenë, përnjëherë, filloi një heshtje dhe të gjithë u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtarë. Në skenë ishte flamuri kombëtarë, pastaj i Zvicrës dhe i Kosovës. Me të mbaruar së kënduari himni kombëtar nga nxënës të shkollës plotësuese shqipe, ashtu si jemi mësuar të shohim moderatorin të del në skenë, z.Dashnim Hebibi, doli nga fundi i sallës dhe shihej duke ardhur në skenë, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe duke kujtuar, se nuk ka as një vend të lirë dhe ka musafirë që janë edhe në këmbë, pra interesimi ishte shumë i madh për këtë manifestim. Z.Hebibi, para se të paraqitej në skenë, përshëndet për dore musafirët nga Shqipëria e Kosova, një përshëndetje speciale, me që për çdo vjet po e nderojnë LAPSH-in dhe po i japin edhe më shumë motivim mësuesve dhe nxënësve, duke kujtuar personalitetin e madh të Profesorëve.

Sapo u pa moderatori në skenë, ai e ftoi z.Riza Demaj, për hapjen e programit dhe për një fjalë përshëndetëse. E zoti Demaj, përshëndeti musafirët nga Shqipëria e Kosova dhe gjithë prindërit, afaristët, nxënësit, miqtë zviceran, që për çdo vit po e nderojnë manifestimin në fjalë, të përfundimit të vitit shkollorë. Z.Demaj, foli për punën e madhe që është bërë edhe sivjet në këtë kanton, që shkolla plotësuese shqipe të vazhdoj me sukses.

Me nga një fjalë përshëndetëse u paraqitën Prof.dr.Zymer Neziri duke vlerësuar lart punën që po bëjnë mësuesit dhe drejtuesit e LAPSH-it.

Pastaj përcolli edhe përshëndetjet e Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës edhe këshilltari, Prof.dr.Shkodran Imeraj. Më pastaj, duke e ditur, se shkolla dhe Institucionet zvicerane vazhdimisht na kanë përkrahur në organizimin e shkollës shqipe, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe përfaqësuesja e komunës së Suhrit.

Prof.Dr.Teki Kurti dhe Prof.dr.Frashër Demaj nga LAPSH-i për kt.Argau, u nderuan me mirënjohje Anëtar Nderi. Prof.Kurti dhe Demaj, falënderuan koordinatorin e LAPSH-it për kt.Argau dhe gjithë mësuesit e shkollës plotësuese shqipe. Profesor Kurti kishte sjellur edhe disa libra nga Shqipëria për shkollën plotësuese shqipe, ku ia dorëzoi z.Adem Osmani. Njëherit, z.Kurti, me një përshëndetje speciale, nderoi me një libër edhe mësuesin e shkollës plotësuese shqipe, z.Naser Ulaj, Kryetar i LAPSH në Kantonin e Cyrihut. Më pastaj, për dy orë me radhë, vazhdoi programi nga shkollat shqipe të këtij kantoni.

Në fillim u paraqiten nxënësit e shkollës shqipe të Oftringenit dhe Windischit të cilët recituan poezi të ndryshme kushtuar dëshmorëve, pastaj recitalin ``Jam shqipëtar e Kosovar`` dhe në fund Brigada më e re e Kosovës, do të betohet para popullit me ``Betimin e UÇK-së `` përgatitur nga mësueset Halime Vishi dhe Eshtrefe Nuhiji, e ata janë Alzana, Axhani,Dorina, Lorena,Veroni, Agnesa, Anisa, Orgesa, Erisa, Erioni, Hana, Evlijana, Leonisi, Lorjani dhe Medina. Ju ftoj ti ndjekim së bashku!

Pastaj, në skenë u paraqitën pikat shkollore në Frik, Muri dhe Merenschvand të përgatitur me shumë zell nga mësuesja Zyrafete Muqolli -Aliu të cilët u paraqiten me recitalin kushtuar legjendarit tonë Adem Jasharit, si dhe poezi të tjera e ata janë: Safurra, Rueda , Florisa , Anila, Janina, Arvaniti Auloni , Emiri, Emira, Ajla, Anida, Agnesa, Vanesa, Egzona, Erisa, Diori, Edmondi, Fjolla Tringa, Eliza, Nora, Sara, Elda, Elina, Olta, Fjorda, Elma, Besiani, Zahidi, Alina, Agoni, Bertani, Leana, Besmira, Sara, Tuana, Erina, Eltiona dhe Leona.

Pas çdo paraqitjeje të shkollave, nuk mungonin duartrokitjet nga të pranishmit

Nxënësit e Dintikonit dhe Wohlenit të përgaditur nga mësuesja Elfete Hysenaj-Gashi, u paraqitën me recitalin ``Vendi im``, pezitë ``Ushtria dhe Pavarësia``, `` Jam dhe unë një shqiponjë``, ``Për ty Mëmëdhe``,``Diku atje e kam shtëpinë`` dhe në fund kënduan këngën ``Pavarësinë e gëzoftë Kosova``, e nxënësit ishin: Era, Ariana, Ariani , Blearti, Laura, Ornela, Agnesa, Leoni, Tomori, Bleoni, Driloni, Beni, Janina, Mariana, Anila. Klasët nga Gränichen, Menziken dhe Reinach u paraqitën poashtu me një program të pasur artistikë të përbërë nga disa poezi dhe këngë për `` Luan Haradinaj ``, "Oj Kosovē oj nëna ime", dhe ``Mora fjalë``të përgatitur nga mësuesja Fitnete Balaj. E nxënësit që dhanë programin ishin:

Arti, Agoni, Arnisa , Leona, Alketa, Dionisi, Diola, Ajla, Flamuri, Loresa, Adijati,Erjoni, Esma , Leona, Eljona, Eljoni, Aurora, Loresa, Driola, Driloni, Nora, Aldioni, Arbëri,Aurora, Eltoni, Medina, Rafaella, Denisi, Fiona dhe Alea.

Nxënësit e pikave shkollore në Nussbaumen dhe Zurzach, të përgaditur nga mësuesja Ilirida Ramadani u paraqitën me këngën `` Ai është i gjallë”.

Image

Secili mësues e mësuese ishin me emocione, sepse dihet, kanë punuar me përkushtim, që edhe ky program të del si është më së miri

Nxënësit e përgatitur nga mësuesit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu u paraqitën me këtë program:

Së pari dëgjuam, ish-nxënësen e shkollës shqipe Nora Sejdiu, e cila në këtë manifestim u paraqit me vargjet e poezisë “Baladë për Isa Demajn”. Pastaj, nxënësit e shkollës shqipe në Obfleden dhe Affoltern am albis, u paraqitën me recital të shkurtër kushtuar epokës së Skënderbeut dhe këngën “Fryn murlani me stuhi”. Nxënësit e shkollës shqipe të Birr-it dhe të Brugg-it u paraqitën me një recital kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe këngën “Këngë për Lidhjen e Prizrenit”. Nxënësit e shkollës shqipe të Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-it, u paraqitën me një recital të shkurtër kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë dhe këngën “Për me mëmëdhenë”. Nxënësit e shkollës shqipe të Birr-it, Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-it, u paraqiten me një recital të shkurtër kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këngën “Mora fjalë ” dhe krejt në fund përmbyllën programin me këngën “Pa bashkim nuk ka fuqi”. Mësuesit Qefsere Sejdiu dhe Vaxhid Sejdiu, ndanë edhe disa diploma për ata nxënës që kanë përfunduar shkollën plotësuese shqipe.

Në fund të programit Shkolla e Vallëzimit “Shota” nga Aargau, u paraqit me një program të shkëlqyer, ku u përkujdesën vajzat e të ndjerit Agron Bajrami, Ambasadorit të Kulturës në diasporë e më gjerë, Shkëndija dhe Shqipja.

Image

Të gjithë musafirët mbetën të kënaqur me programin e nxënësve dhe në fund me programin e Shkollës së Vallëzimit “Shota”. Atëherë, kur edhe shihej, se i erdhi fundi manifestimit, nga organizatorët u propozua, që të gjithë të hyjmë në valle së bashku me valltarët e Shotës për të përmbyllur këtë eveniment. Ndërsa gjersa vallja shkonte, moderatori, përmbylli manifestimin në emër të këshillit organizativ me fjalët më të mira të mundshme: “Zoti ju bekoftë! Të punojmë edhe më shumë për shkollën shqipe, ti dërgojmë fëmijët tanë në shkollën plotësuese shqipe. Zoti e bekoftë kombin tonë, miqtë tanë zviceran dhe gjithë Zvicrën. Mësues dhe mësuese, ju lumtë për punën e madhe që keni bërë dhe bashkë të gjithë nga pak, do të mundohemi, që vitin tjetër, të kemi edhe më shumë nxënës në shkollën plotësuese shqipe. Pushime të mbara kudo që do të shkoni, e mos harroni bregdetin e ëmbël shqiptarë! Mirupafshim në vitin tjetër. Deri atëherë, gjitha të mirat. Pas përfundimit të manifestimit, u shtrua edhe një darkë enkas në një restaurant për musafirët nga Shqipëria e Kosova, nga afaristi Adem Osmani, ku musafirët patën mundësi të bashkëbisedojnë edhe më lirshëm, se si do të kontribuojnë në të ardhmen sa më shumë për shkollën plotësuese shqipe. Nga të gjithë njëzëri u tha: “Se gjuha e ëmbël shqipe, do të jetoj gjithmonë, brez pas brezi”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...