Zviceranët të interesuar të investojnë në Kosovë - Bota Sot
Zviceranët të interesuar të investojnë në Kosovë

Zvicra

Zviceranët të interesuar të investojnë në Kosovë

Nga: Dashnim Hebibi Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:14
Pamje nga takimi

Tema e takimit ishte se si ta ndihmojmë Kosovën dhe ta parandalojmë largimin e të rinjve nga Kosova. Miqtë zviceranë, do të vizitojnë Kosovën në mes të shtatorit të këtij viti dhe do të kenë takime të rëndësishme atje. 

Me ftesë të Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër (OEZK dhe ish kryetarit të Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër, Jan Pierre, Këshilltari për diasporë i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, veprimtari i njohur i kauzës sonë kombëtare, Bajram Mulaj, dje pasdite në Gjenevë të Zvicrës pati rastin të bashkëbisedoj me këta dy personalitete për tema të ndryshme në të mirë të investimit në Kosovë. Dihet, se Zvicra është dhe do të mbetet shteti më mikë i Kosovës, ajo është e interesuar të investoj edhe më shumë në fusha të ndryshme atje. Me këtë rast, Mulaj, bashkëbisedoi me dy miqtë zviceran, se si të investojnë në Kosovë dhe shteti i Kosovës, mirëpret investorët zviceranë. Mulaj, për medien tonë ndër të tjera tha: „Kisha nderin dhe kënaqësinë, që sot për dy orë, bashkëbiseduam me këta dy miq zviceran se si të investohet në Kosovë, kur dihet, se atje është një papunësi e madhe. Mora premtime, se Zvicra do të investoj në Kosovë.

Si Sarkany dhe Pierre, do të interesohen tek afaristët e mëdhenj zviceranë të firmave të njohura me suksese të mëdha në Zvicër, që të investojnë në bujqësi, industri dhe ndërtimtari, si dhe aftësimin e të rinjve në shkollat profesionale.

Ne e dimë, se Zvicra gjithçka që do të investoj, ajo investon sigurt dhe do të përfitoj e gjithë Kosova. Ju  thash miqve zviceranë, se investimi i zviceranëve në Kosovë është i mirëpritur, duke e ditur, se vetëm në Zvicër jetojnë dhe veprojnë hiq më pak se mbi 250.000 shqiptarë. Tema e takimit ishte se si ta ndihmojmë Kosovën dhe ta parandalojmë largimin e të rinjëve nga Kosova. Miqtë zviceranë, do të vizitojnë Kosovën në mes të shtatorit dhe do të kenë takime të rëndësishme atje.  Nga ky takim miqësor, u ndava shumë mirë, kur pash, se dy miqtë zviceranë, ishin shumë të njohur me aktualitetin në Kosovë”. Z.Mulaj është shumë i përkushtuar, që të takoj edhe personalisht afaristë zviceranë, gjermanë, italianë e francezë dhe ti ftoj ata, që të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë atje, duke e ditur, se është një rini e shëndosh dhe Kosova siç dihet, është mikpritëse e miqve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...