Zvicër, hapet procedurë kundër nënës së vogëlushit shqiptar, për “vrasje nga pakujdesia”

Zvicra

Zvicër, hapet procedurë kundër nënës së vogëlushit shqiptar, për “vrasje nga pakujdesia”

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:17
Foto

Veç dhimbjes për djalin që iu mbyt në lumë, shqiptarja 42 vjeçare tash e ka në qafë edhe procedurën gjyqësore që kundër saj e ka hapur Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, për vrasje nga pakujdesia!

Në muajin maj të këtij viti, vogëlushi 4-vjeçar shqiptar, i shpallur i zhdukur, u gjet i mbytur në lumin Aare.

Tash papritur, kanë nisur hetimet kundër nënës së tij, e cila ishte me të në momentin e humbjes.

Siç tregohet në një kronikë të televizionit “Tele Züri”, nëna e të mbyturit,. Burbuqe M, 42 vjeçe, ndihet e shkatërruar me humbjen e të bitrit, përcjell albinfo.ch Tash, veç dhimbjes, ka në qafë edhe procedurën që kundër saj e ka hapur Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, për vrasje nga pakujdesia!

E pyetur nga “Tel Züri”, ajo, duke qarë thotë se është nënë e mirë dhe ka qenë gjithmonë pranë të birit, transmeton albinfo.ch.

“Unë nuk kam faj”, thotë ajo.

Në ditën fatale Zeneli po luante me fëmijët tjerë në këndin e lojërave.

Burbuqja e kishte të birin në mbikëqyrje kur ai e merr një biçikletë dhe bën rrathë rreth bllokut të banesave.

Por, djali papritmas humbet…

Burbuqja siguron se gjithmonë e ka vëzhguar me kujdes Zenelin sepse ai ka qenë “thjesht, hiperaktiv”. Por, prokuroria tash po zhvillon hetime me pretendimin se ajo ka shkelur detyrimin për mbikëqyrje të fëmijës.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat