Një lajm i mirë nga Berna: Nga 1 shtatori hynë në fuqi marrëveshja Zvicër-Kosovë për çështjen e pensioneve dhe sigurimeve sociale

Zvicra

Një lajm i mirë nga Berna: Nga 1 shtatori hynë në fuqi marrëveshja Zvicër-Kosovë për çështjen e pensioneve dhe sigurimeve sociale

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:02
Një lajm i mirë nga Berna: Nga 1 shtatori hynë në fuqi marrëveshja Zvicër-Kosovë për çështjen e pensioneve dhe sigurimeve sociale

Bernë, 30 korrik  -Shtetasit e Kosovës tash e tutje, dmth nga 1 shtatori i këtij viti mund të marrin pensionet AHV dhe AI që jetojnë jashtë vendit, ka njoftuar sot agjencine e lajmeve “Presheva Joinë” ne Zvcër Doris Malär, pergjegjes ne OFAS për çështje ndërkombëtare.

Njoftohet se marrëveshja në fjalë koordinon sistemet e sigurimeve shoqërore të dy Shteteve Kontraktuese në fushat e pleqërisë, vdekjes dhe paaftësisë dhe rregullon pagesën e anuiteteve jashtë vendit.

Image
Gazetari Nefail Maliqi

Për përmbajtjen, marrëveshja korrespondon me konventat e sigurimeve shoqërore të përfunduara tashmë nga Zvicra është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Konventa e re koordinon në veçanti planet e pleqërisë, të mbijetuarve dhe invaliditetit të Shteteve Kontraktuese, përkatësisht AVS dhe AI për Zvicrën. Kjo marrëveshje  me Koaovën, garanton një barazi të gjerë të trajtimit për të siguruarit dhe rregullon pagesën e anuiteteve jashtë vendit. Konventa gjithashtu hedh themelet e bashkëpunimit në luftën kundër abuzimeve, thuhet ne njoftimin nga Berna derguar sot agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicer.

Shtetasit e Kosovës tash e tutje, dmth nga 1 shtatori i ketij viti mund të marrin pensionet AHV dhe AI qe jetojnë jashtë vendit. Ata mund të kërkojnë pagimin e anuiteteve, me kusht që të mos kenë marrë, pas 1 Prillit 2010, rimbursimin e kontributeve të tyre. Të drejtat janë të hapura vetëm nga hyrja në fuqi e marrëveshjes dhe nuk mund të jenë retroaktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat